Edhe pse nga nesër pritet mot jo-stabil, temperaturat mbesin relativisht të larta dhe mbi mesataren për këtë periudhë kohore deri të shtunën mbrëma. Normalisht në kohën e shiut dhe rrebeshit do ndihet i ftohti por ajri prapë mbetet i ngrohtë, ndërsa të shtunën vonë në mbrëmje nga Skandinavia do të kemi ‘marshimin’ e ajrit të ftohtë polar direkt në rajonin tonë.
Përpos reshjeve lokale të shiut dhe rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë priten edhe reshje bore në viset kodrinore – malore madje edhe në disa ultësira të Kosovës mund të ketë reshje kalimtare bore./Meteoballkan