• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Tërmeti i fuqishëm prej 7.2 rritet numri i viktimave në Haiti

Tërmeti i fuqishëm prej 7.2 rritet numri i viktimave në Haiti

14/08/2021 | 23:21
Vjen anticikloni, por vazhdon fluksi i ajrit të ftohtë. Jo për shumë gjatë!

Çfarë i bën parashikimet e motit më të sakta sot se para 10 vitesh?

18/06/2026 | 15:02
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

18/06/2026 | 09:52
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

18/06/2026 | 08:01
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 18 Qershor!

17/06/2026 | 22:37
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.06.2026.) e enjte

17/06/2026 | 22:30
El Niño vë në rrezik kafenë dhe sheqerin në mbarë botën

El Niño vë në rrezik kafenë dhe sheqerin në mbarë botën

17/06/2026 | 21:21
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

17/06/2026 | 08:40
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

17/06/2026 | 08:31
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet të mërkurën me 17 qershor!

16/06/2026 | 22:54
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.06.2026.) e mërkurë

16/06/2026 | 22:40
Evropa po shkon drejt një tjetër vale të të nxehtit

Evropa po shkon drejt një tjetër vale të të nxehtit

16/06/2026 | 19:18
Mushkonjat mjaft problematike sivjet, ja si i mbijetojnë dimrit dhe sëmundjet që shkaktojnë!

Shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët!

16/06/2026 | 17:51
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Tërmeti i fuqishëm prej 7.2 rritet numri i viktimave në Haiti

Tërmeti i fuqishëm prej 7.2 rritet numri i viktimave në Haiti

14/08/2021 | 23:21
844
Shpërndarje
2.4k
Shikime
Shpërndaje

(AP) – Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur të shtunën së paku 270 persona në jugperëndim të Haitit, duke i shndërruar kishat, hotelet dhe shtëpitë në gërmadha gjatë tragjedisë më të fundit që ka goditur shtetin e varfër të Karaibeve veçse të përballur me krizë humanitare dhe politike.

Tërmeti prej 7.2 ballësh të Rihterit, i cili u pasua nga një seri dridhjesh të njëpasnjëshme, epiqendër kishte qytetin Petit Trou de Nippes, rreth 150 kilometra larg kryeqytetit Port-au-Prince. Dridhjet që janë ndier edhe në Kubë dhe Xhamajkë janë potencialisht më të forta sesa magnituda prej 7 ballësh e tërmetit të 11 vjetëve më parë që kishte lënë të vdekur me dhjetëra mijëra qytetarë në vendin më të varfër të Karaibeve.

Në kryeqytet, dridhjet janë ndier më së shumti, por nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha, kanë bërë të ditur autoritetet.

Kryeministri Ariel Henry, ka shpallur gjendje njëmujore të emergjencës shkaku i situatës.

Në Les Cayes, banorët lokalë kanë raportuar se ujërat kanë vërshuar shkurtimisht qytetin bregdetar, duke shkaktuar panik mes frikës për cunami. Sistemi amerikan për Paralajmërimin e Cunameve ka lëshuar paralajmërimin për cunami pas tërmetit, porse më vonë e ka tërhequr.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka autorizuar përgjigjen emergjente të SHBA-së për tërmetin dhe ka emëruar Samantha Powerin, administratoren e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, për koordinimin e operacioneve.

Tërmeti i së shtunës ka ndodhur rreth një muaj pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise, i cili po qeveriste me dekret, në ngjarjen që nxiti trazira politike në vend.

Ndërkaq, pjesë të shumta të Haitit po përballen me uri përherë më të rëndë ndërsa shërbimet shëndetësore janë të stërngarkuara me pacientë të prekur nga sëmundja COVID-19.

Vendi porsa është rimëkëmbur nga goditja e uraganit Matthew më 2016, nga i cili të vdekur kishin mbetur me qindra persona ndërsa dëmet materiale ishin enorme.

Haiti është goditur më herët disa herë nga tërmetet e fuqishme dhe uraganet.

Dridhjet prej 5.9 ballësh të Rihterit gjatë vitit 2018 kishin shkaktuar me dhjetëra të vdekur, ndërsa nga tërmeti i fuqishëm prej 7.1 ballësh më 2010 llogaritet se jetën kanë humbur rreth 300 mijë persona.

Rekomandime

Vjen anticikloni, por vazhdon fluksi i ajrit të ftohtë. Jo për shumë gjatë!
Botë

Çfarë i bën parashikimet e motit më të sakta sot se para 10 vitesh?

18/06/2026 | 15:02
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve për sot

18/06/2026 | 09:52
Parashikimi i motit për sot – e enjte
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

18/06/2026 | 08:01
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲