Sot po mbanë mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, në shumicen e territoreve tona, por në disa pjesë tē Dukagjinit ka freski për shkak të disa zhvillimeve lokale të vranësirave të shiut.
Në vazhdim të ditës priten zhvillime lokale dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse por të karakterit lokal. Në disa vise mund të ketë rrebeshe të fuqishme dhe breshër.
Rrebeshe priten në veri të Malit të Zi, verilindje të Shqipërisë dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut dhe Kosoves Lindore.
Edhe nesër pritet mot mjaft i nxehtë dhe me zhvillime lokale, ndërsa gjatë javes së re priten rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan