• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria!

Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria!

02/10/2022 | 00:03
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

03/11/2025 | 08:00
Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet të hënën me 3 nëntor!

02/11/2025 | 22:43
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.11.2025.) E Hënë

02/11/2025 | 22:34
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e diel

02/11/2025 | 08:52
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet në disa rajone të dielën!

02/11/2025 | 00:02
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.11.2020.)E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.11.2025.) e Diele

01/11/2025 | 23:56
Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!

Pas motit të mirë, vinë reshje të reja dhe rrebeshe!

01/11/2025 | 12:29
Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik

Shefi i OKB-së: Njerëzimi ka dështuar të arrijë cakun e ndryshimit klimatik

01/11/2025 | 11:18
Moti për ditën e parë të Nëntorit

Moti për ditën e parë të Nëntorit

01/11/2025 | 07:56
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punimet në rrjet të shtunën me 1 nëntor!

31/10/2025 | 23:24
Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vazhdim! (E mërkurë – 08.07.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.11.2025.) E Shtunë

31/10/2025 | 23:17
Skena dramatike nga New Yorku, rrugët nën ujë nga përmbytjet – ka viktima

Skena dramatike nga New Yorku, rrugët nën ujë nga përmbytjet – ka viktima

31/10/2025 | 08:43
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria!

Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria!

02/10/2022 | 00:03
525
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Maqedonia e Veriut ka kërkuar nga Bullgaria ndihmë në përballje me krizën energjetike, respektivisht t’i shesë energji elektrike, pa shkelur rregullat e Bashkimit Evropian.

Kjo u bë ditur nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pas takimit që ai zhvilloi në Sofje më 1 tetor me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bullgaria ka tepricë të energjisë elektrike, por kur një shtet anëtar i BE-së ka teprica të rrymës, duhet t’i shesë në tregun botëror.

“Kur teprica e energjisë elektrike shkon në tregun botëror, çmimet janë shumë më të larta sesa mund të marrësh përmes një marrëveshjeje dypalëshe. Nga ana bullgare ekziston një vullnet i qartë politik për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë situatë të vështirë”, tha presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

Çmimet në bursat ndryshojnë, por gjatë kësaj periudhe një megavat shitet për 400 euro, kurse Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria me çmim prej 200 eurosh për megavat.

Pendarovski tha se Bullgaria ka kërkuar nga Komisioni Evropian një mekanizëm për të shmangur shkeljen e direktivave evropiane për të bërë një transaksion dypalësh ndërmjet një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi që ende nuk është anëtar.

“Janë disa mekanizma, njëri prej të cilëve është aplikuar, sidomos gjatë krizës së COVID-19, për të kërkuar nga ato që njihen si fondet e kompensimit të BE-së për të kompensuar shtetin i cili, eventualisht, do të duhej të blinte energji me çmime botërore. BE-ja ka fonde solidariteti përmes të cilave ndihmohen vendet që nuk janë ende anëtare”, tha Pendarovski duke njoftuar edhe për një retorikë më të matur nga Sofja, me të cilën Shkupi ka konteste të pazgjidhura për çështje historike si dhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

I pyetur se sa kohë do të zgjasë kjo procedurë, Pendarovski tha se ka marrë përgjigje nga von der Leyen se “nëse ndiqen procedurat dhe nëse aplikimi është në rregull, mund të përfundojë për disa javë”.

Edhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se shpreson në një marrëveshje me Bullgarinë për të blerë energji elektrike për përballje me krizës energjetike. Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se synohet që çmimi të mos kalojë më shumë se 200 euro për megavat.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 28 shtator ka miratuar masa të reja për mbrojtje nga kriza energjetike dhe një prej tyre parasheh subvencione për rrymë për 650.000 familje, të cilat gjatë dimrit nuk do të paguajnë fatura më të larta se ato në tre muajt e fundit./REL.


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

03/11/2025 | 08:00
Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës!
Kosovë

Punime në rrjet të hënën me 3 nëntor!

02/11/2025 | 22:43
Parashikimi i motit për sot – e premte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.11.2025.) E Hënë

02/11/2025 | 22:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲