Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore këtë mëngjes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 64 km në lindje të Rimini.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ose dëme materiale.