Malta është një ishull në Mesdhe, që do të thotë se ka një klimë mesdhetare me dimër të butë dhe vera të nxehta. Vera është e thatë dhe shiu bie kryesisht në dimër. Erërat e forta e bëjnë klimën në Maltë më të ftohtë se sa është. Për shembull, nëse temperatura gjatë dimrit është 10 gradë Celsius, një erë e fortë mund ta bëjë atë të ndihet si 2 gradë Celsius.
Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike klima nuk është mjaft e ftohtë, kështu që reshjet e borës janë një fenomen i rrallë, njofton MeteoBallkan.
Në 200 vitet e fundit ka pasur vetëm pak ditë kur bora ka zbardhur peizazhin e mrekullueshëm të Maltës. Ishulli ka përjetuar vetëm shtatë herë reshje bore që nga viti 1858.