• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Vushtrria ende në gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve!

Vushtrria ende në gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve!

23/11/2022 | 19:11
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 15 Prill!

14/04/2026 | 23:37
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2026.) e mërkurë

14/04/2026 | 23:30
Nxehtësi e pazakontë në Britani, dita më e ngrohtë që nga 1946

Nxehtësi e pazakontë në Britani, dita më e ngrohtë që nga 1946

14/04/2026 | 20:35
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e martë

14/04/2026 | 08:05
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 14 Prill!

14/04/2026 | 00:11
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.04.2026.) e martë

14/04/2026 | 00:02
A po vjen “El Niño” në vitin 2026? Çfarë thonë shkencëtarët

A po vjen “El Niño” në vitin 2026? Çfarë thonë shkencëtarët

13/04/2026 | 23:45
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, kaq do të jenë tarifat

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, kaq do të jenë tarifat

13/04/2026 | 09:47
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 13 Prill!

13/04/2026 | 09:44
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

13/04/2026 | 08:46
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.04.2026.) e hënë

13/04/2026 | 00:04
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë

Parashikimi i motit për sot – e diel

12/04/2026 | 08:45
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Vushtrria ende në gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve!

Vushtrria ende në gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve!

23/11/2022 | 19:11
531
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Vërshimet e fundit që filluan gjatë vikendit të fundit në Kosovës kanë prekur disa qytete, me ç’rast detyruan disa komuna që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Një nga këto vende të prekura është edhe qyteti i Vushtrrisë, e cila që nga e diela kur filluan këto vërshime e deri më tani ende po përballet me sfidat që rodhën si pasojë e vërshimeve.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është krijuar edhe Shtabi Emergjent me qëllim të menaxhimit të situatës.

Idrizi tregoi se më të pasur nën kontroll këtë situatë dhe sapo të kalohet gjendja e jashtëzakonshme do e krijojnë edhe komisionin për vlerësimin e dëmeve.

I pari i Vushtrrisë bëri me dije që pasur parasysh gjendjen në të cilën është ky qytet, ende nuk dihet as kostoja e përafërt e dëmeve të shkaktuara.

Ndonëse ende nuk ka ndonjë shifër të saktë se sa do të jetë kostoja për t’i mbuluar shpenzimet që do të vijnë si pasojë e vërshimeve, kryetari Idrizi tha se komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

Ai tha se do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës me qëllim të kompensimit të dëmeve me kosto të lartë.

“Deri me tani nuk e dimë as koston e përafërt të dëmeve, por gjithsesi do të kërkojmë ndihmë nga Qeveria, pasi Komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për t’i kompensuar dëmet me kosto të larta” – ka thënë Idrizi për KALLXO.com.

Vërshimet prekën edhe qytete të tjera të Kosovës, siç janë Peja, Istogu, Skenderaj, Mitrovicë e të tjera.

Reshjet e dendura të shiut bënë që edhe uji i pijshëm të turbullohet në disa zona të Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi se në mostrat e mbledhura në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm.

Sipas IKShPk-së, nga mostrat laboratorike mikrobiologjike, disa nga to rezultojnë me baktere koliforme duke bërë që uji nga këto sisteme të mos i plotësoj standardet e kërkuara të ujit të pijshëm.

Nga ana e Institutit u rekomandua që konsumatorët para përdorimit të ujit, ta vlojnë atë.

Në anën tjetër, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje njoftoi që edhe dita e sotme do të vazhdoj të ketë reshje të shiut, duke thënë se ato me intensitet dhe në sasi më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit.

Related Posts

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 15 Prill!

14/04/2026 | 23:37
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2026.) e mërkurë

14/04/2026 | 23:30
Nxehtësi e pazakontë në Britani, dita më e ngrohtë që nga 1946
Botë

Nxehtësi e pazakontë në Britani, dita më e ngrohtë që nga 1946

14/04/2026 | 20:35
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲