• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Plazhe të (pa) sigurta në rajon

29/05/2023 | 08:51
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punime në rrjet ditën e diele, 7 Shtator!

06/09/2025 | 23:38
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.09.2025.) E Diele

06/09/2025 | 23:32
BE ngre alarmin: Specat shqiptarë me pesticide, urdhërohet tërheqja nga tregu evropian

BE ngre alarmin: Specat shqiptarë me pesticide, urdhërohet tërheqja nga tregu evropian

06/09/2025 | 15:23
Studimi shqetësues: Valët e të nxehtit po na bëjnë të plakemi më shpejt

Studimi shqetësues: Valët e të nxehtit po na bëjnë të plakemi më shpejt

06/09/2025 | 15:13
Drejt shkrirjes një nga ajsbergët më të mëdhenj në botë!

Drejt shkrirjes një nga ajsbergët më të mëdhenj në botë!

06/09/2025 | 14:56
Ekspedita shkencore kthehet në tragjedi, gjeologu italian zhduket në Alaskë

Ekspedita shkencore kthehet në tragjedi, gjeologu italian zhduket në Alaskë

06/09/2025 | 14:51
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.08.2025.) E Mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

06/09/2025 | 08:07
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjet të Shtunën, 6 Shtator!

05/09/2025 | 23:41
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.09.2025.) E Shtunë

05/09/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

05/09/2025 | 08:28
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS njofton për punimet në rrjet të Premten me 5 Shtator!

04/09/2025 | 23:05
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.09.2025.) e Premte

04/09/2025 | 22:58
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Plazhe të (pa) sigurta në rajon

29/05/2023 | 08:51
652
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje

Deti është i rrezikshëm nëse nuk e njeh. Sidomos, nëse je fillestar në notim, apo nuk ke përvojën e duhur. Siguria e pushuesve në plazh mbetet ndër sfidat kryesore sezonale të shteteve që kanë dalje në det. Mungesa e vrojtuesve është evidente pothuajse në të gjitha plazhet në Shqipëri dhe Kroaci. Plazhet e Malit të Zi kryesisht janë të mbuluar me ekipe të vrojtuesve, por edhe këtu vërehet mungesa. Nevoja për vrojtuesit nuk është vetëm gjatë zhytjes në det, por edhe gjatë qëndrimit në plazh. Situatat e krijuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, gjithashtu përfshihen në veprimtarinë e vrojtuesve.

Përgjegjësia e madhe që e bartë me vete një vrojtues rendit si arsyeja kryesore pse mungon interesimi te të rinjtë për këtë profesion sezonal. Lartësia e të hyrave dhe përgatitja psiko-fizike, llogaritet të jetë arsye shtesë pse mungon interesi për të punuar si vrojtues.

Plazhi i Ulqinit i njohur për rrymat e forta

Vrojtuesit në plazhin e madh të Ulqin janë në gatishmëri për sezonin e ri turistik. Në kullat e vrojtimit kryesisht qëndron nga një vrojtues. Angazhimi i tyre në këtë plazh është bërë përmes Kryqit të Kuq të Malit të Zi. Prej kur kjo organizatë ka filluar me trajnimet e vrojtuesve numri i pushuesve që kanë humbur jetën në plazhet e Malit të Zi shënon rënie.

Rreziku më i madh për pushuesit në plazhin e madh të Ulqinit janë erërat dhe rrymat e fortë. Kjo llogaritet situata më kritike sipas vrojtuesve, posaçërisht kur notuesit vendosin të futen në det në kohë kur dallgët e tij shtohen. Duke këshilluar pushuesit në plazhin e Ulqinit, vrojtuesit theksojnë se ata duhet shumë kujdes t’i kushtojnë periudhës kur fryen era nga veriu, pavarësisht se gjendja e detit mund të jetë e qetë.

Kroaci, vetëm 500 vrojtues të licencuar

Mbi 200 plazhe në Kroaci, kanë në dispozicion 500 vrojtues të licencuar. Të dhënat e Kryqit të Kuq flasin se ky numër nuk është i vogël, megjithatë thonë se është i pamjaftueshëm për t’i mbuluar gjitha plazhet në vend. Anketat e realizuara në plazhet e Kroacisë, nxjerrin në shesh paknaqësinë e pushuesve të cilët nënvizojnë se vrojtuesit janë tepër të rëndësishëm për sigurinë në plazh, por ata nuk vërehen mjaftueshëm.

Pajisja me licencën e vrojtuesit mund të bëhet vetëm nëse kandidati i interesuar mund të notoj 400 metra brenda tetë minutave, si dhe të bëjë një zhytje prej 25 metrash.

Shqipëria me vrojtues të përgjysmuar

Më shumë se gjysma e kullave të vrojtimit në plazhet e Shqipërisë janë boshe. Federata “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë”, në fillim të sezonit veror njoftoi se gjithandej Shqipërisë, ekzistojnë rreth tre mijë stacione plazhe, por se numri i vrojtuesve të certifikuar është rreth 1100. Së fundmi vrojtuesit në plazhin e Velibashtovës, janë ballafaquar me rrezikun e mbytjes së katër fëmijëve. Paraprakisht intervenime nga vrojtuesit janë regjistruar në plazhin e Shëngjit.

Vitin e kaluar në plazhet e Shqipërisë, humbën jetën 24 pushues, prej të cilëve 8 në bregdetin e Velipojës./trt


Related Posts

Gazetari shkon në ishullin më të shtrenjtë në Greqi në pikun e sezonit, habitet nga ajo që pa aty
Lajme

Gazetari shkon në ishullin më të shtrenjtë në Greqi në pikun e sezonit, habitet nga ajo që pa aty

23/07/2025 | 11:15
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë
Turizëm

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, në Ulqin shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

11/06/2025 | 16:56
Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike
Turizëm

Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike

24/08/2024 | 18:04
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲