• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Kaos nga reshjet e shiut në New York, shpallet gjendje emergjente

Kaos nga reshjet e shiut në New York, shpallet gjendje emergjente

29/09/2023 | 23:15
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

09/03/2026 | 08:06
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 9 mars!

09/03/2026 | 01:27
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.03.2026.) e hënë

09/03/2026 | 01:22
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.03.2026.) e diele

08/03/2026 | 01:09
Pësoi aksident gjatë skijimit, shpëtohet shtetasja italiane në Brezovicë

Pësoi aksident gjatë skijimit, shpëtohet shtetasja italiane në Brezovicë

07/03/2026 | 22:15
Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

07/03/2026 | 10:20
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

07/03/2026 | 09:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 7 mars!

07/03/2026 | 04:17
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.03.2026.) e shtunë

07/03/2026 | 04:11
Çmimi i naftës bie pak, por pritet rritja më e madhe javore që nga viti 2022

Çmimi i naftës bie pak, por pritet rritja më e madhe javore që nga viti 2022

06/03/2026 | 10:18
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

06/03/2026 | 08:22
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punimet në rrjet për të premten

06/03/2026 | 00:19
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Kaos nga reshjet e shiut në New York, shpallet gjendje emergjente

Kaos nga reshjet e shiut në New York, shpallet gjendje emergjente

29/09/2023 | 23:15
620
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje

New York është përfshirë nga reshje të shumta shiu ditën e sotme, duke u kthyer në një kërcënim për 25 milionë banorë të qytetit.

Sipas asaj që shkruan CNN-it, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje duke pezulluar qarkullimin në disa akse rrugore, vonesa në fluturime, si dhe shërbimin e metrosë në Brooklyn.

Po ashtu u përmbyt një shkollë në Brookyn ku autoritetet u detyruan të evakuonin nxënësit.

Guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson mëngjesin e sotëm.

Major flooding in Brooklyn today. It’s crazy out here. Everyone stay home and be safe. #brooklynflooding pic.twitter.com/LGKK9BTwSV

— shaone (@shaonedon) September 29, 2023

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, i cili në një konferencë për shtyp tha se “Gjendja është e rrezikshme, ndërsa priten reshje shiu në orët në vijim”.

Megjithatë nuk raportohet për humbje njerëzore, përveç se atyre dëmeve materiale.

Ndërkaq, gazetari Beqir Sina informon nga Nju Jorku për “Ora News” se përmbytje të menjëhershme dhe kërcënuese për jetën e njerëzve po godasin zonën e qytetit të Nju Jorkut të premten, ndërsa era dhe shiu i rrëmbyeshëm i stuhisë tropikale Ophelia po godasin rajonin prej ditës së djeshme.

Në këtë situatë pothuajse të gjitha pesë bashkitë e qytetit të Nju Jorkut janë gjendur gjatë gjithë ditës sot të premten nën “Flash Flood Warnings – Paralajmërimet e Përmbytjeve “ .

Emergency in nyc pic.twitter.com/oNl1idC937

— EveryThing Plus ULTRA (@EveryTPlusULTRA) September 29, 2023

Kjo ndodhi pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën menjëherë rrugët dhe stacionet e metrosë, duke shkaktuar ndërprerje masive në anën e sistemit, dhe “kaos” në lëvizjen e udhëtarëve. Problemt me transportin e udhëtarëve u ndjenë veçanërisht në metronë e qytetit Brooklyn, ku njoftohet se gati 6 inç shi ka rënë tashmë nga mesi i mëngjesit.

Në probleme me trafikun me “fikjen” e sistemit të metrosë janë ndier në të gjitha pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën rrugët dhe stacionet e metrosë, duke shkaktuar ndërprerje masive në anën e sistemit në shërbimet hekurudhore dhe të autobusëve.

“Dua t’u them të gjithë banorëve të Nju Jorkut, kjo është koha për “vigjilencë”të shtuar dhe kujdes ekstrem,” paralajmëroi kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams. “Nëse jeni në shtëpi, qëndroni në shtëpi. Nëse jeni në punë ose në shkollë, strehohuni në vend. Tani për tani, disa nga metrotë tona janë përmbytur dhe është jashtëzakonisht e vështirë të lëvizësh nëpër qytet.”

Guvernatori Kathy Hochul vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës, teksa ekipet e mbrojtjes civile kanë dalë në rrugë për të ndihmuar personat në vështirësi. Gjithashtu, ai iu kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në orët në vijim pritet që reshjet të intensifikohen.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, ky është një ndër muajt shtator më të lagësht në historinë e Nju Jorkut, pas atij të 140 viteve më parë.

Stacioni i metrosë në Brooklyn përmbytet mes rrebesheve në qytetin e Nju Jorkut.

People are swimming in the subway in New York City. just think of all the trash and rodent feces and diseases. NYC MTA is in a state of emergency due to heavy rain and flooding. pic.twitter.com/H0KeCw6M6n

— Bitcoin New York City (@BSV_NYC) September 29, 2023

Uji i shiut përmbyti stacionin e metrosë B/Q 7th Avenue në Brooklyn pasi rrebeshjet shkaktuan përmbytje të shpejta në qytetin e Nju Jorkut të premten në mëngjes.

Dita e sotme e premtja duket se është paraprakisht dhe dita më e lagësht e shtatorit e regjistruar në aeroportin JFK, duke eklipsuar rekordin nga Uragani Donna në vitin 1960, tha Shërbimi Kombëtar i Motit në Nju Jork. Ajo gjithashtu renditet si dita e dytë më e lagësht e aeroportit të të gjitha kohërave.

“Po përgatitet për ndonjë pushtim?” SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën
Shirat e përhapur prej 3 deri në 5 inç priten në të gjithë New York City, Long Island dhe Hudson Valley, me sasi më të larta në nivel lokal deri në 7 inç shi. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të njëjtat zona për shkak të reshjeve ekstreme.

Qendra e Parashikimeve të Motit tha se normat e reshjeve në disa stuhi po arrijnë 2 inç në orë ose më shumë. Zyrtarët në qytetin e Nju Jorkut thanë se sistemi i metrosë mund të përballojë vetëm një maksimum prej 1 inç reshje në orë, dhe përmbytjet mund të ndodhin nëse tejkalojnë 1.5 inç – kritere këto që u plotësuan lehtësisht këtë të premte.

“Shiu i dendur vazhdon të përmbyt sistemet e transportit dhe ka të ngjarë të shkaktojë përmbytje të shpejta në gjitha zona sot,” tha Komisioneri i Divizionit të Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimeve Emergjente të Shtetit të Nju Jorkut, Jackie Bray. “Kjo do të thotë se do të jetë e rrezikshme të udhëtosh, veçanërisht me makinë”.

Në Brooklyn, makina të shumta u bllokuan me ujë deri në dritaret e tyre sidomos në zonat e ulta si në Prospect Expressway. NWS raportoi mbyllje përgjatë lumit Hutchison Parkway, Bronx Run Parkway, Major Deegan Expressway, Grand Central Parkway dhe madje edhe një pjesë të FDR Drive për shkak të përmbytjeve.

Rrëshqitjet e baltës u raportuan gjithashtu nga menaxhmenti i emergjencës në terrenin kodrinor të Lower Westchester.

Nuk ishin vetëm ata që udhëtonin me trena dhe automobila të prekur nga rritja e ujërave. Parkingjet dhe rampat u përmbytën në Aeroportin LaGuardia, duke mbyllur hyrjen në Terminalin A. Aeroporti tha se edhe pika e karburantit në në afërsi të aeroportit ishte gjithashtu e paarritshme për shkak të përmbytjes.

Related Posts

Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima
Botë

Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

07/03/2026 | 10:20
SHBA-ja goditet nga një stuhi tjetër e fortë bore
Botë

SHBA-ja goditet nga një stuhi tjetër e fortë bore

23/02/2026 | 11:40
Momenti i frikshëm kur arinjtë u shfaqën krejt papritur para skiatorëve
Botë

Momenti i frikshëm kur arinjtë u shfaqën krejt papritur para skiatorëve

21/02/2026 | 20:17
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲