Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Pasdite vonë në perëndim dhe veri të vendit priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje ose gjatë natës rrebeshe lokale mund të ketë edhe në disa vise tjera të Kosovës. Do të vazhdojë të jetë ektremisht nxehtë për këtë periudhë kohore dhe temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në Mal të Zi priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite e sidomos në mbrëmje do të ketë intensifikim të rrebesheve të shiu dhe priten edhe stuhi të fuqishme lokale me bubullimë.
Destabilizim i fuqishëm nesër pasdite vonë ose në mbrëmje pritet të ketë edhe në veri të Shqipërisë, ndërsa gjatë natës lokalisht edhe në disa vise tjera të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.
Të dielën ulje të lehta të temperaturave, por do të vazhdojë të jetë ngrohtë mar para sysh periudhën kohore në të cilën gjendemi. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./METEOBALLKAN