Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot më stabil dhe më i ngrohtë. Parashihen periudha të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale dhe rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe maksimalja pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat rrallë në disa rajone mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë rritje në të gjitha viset.
Edhe më ngrohtë të martën me diell dhe vranësira të pakta lokale, megjithatë orëve të pasdites në disa rajone do të ketë zhvillime konvektive me gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të kapin shumë pak territor, prandaj pjesa më e madhe e rajoneve tona do të mbetet pa reshje.
Të mërkurën ditën e Bajramit na pret mot me diell dhe mjaft i ngrohtë veror. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan














