• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Vijnë reshje të dendura shiu, pastaj edhe reshje bore!

Vijnë reshje të dendura shiu, pastaj edhe reshje bore!

13/12/2023 | 12:47
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

13/09/2025 | 08:11
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën, 13 Shtator!

12/09/2025 | 23:21
Moti për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.09.2025.) E Shtunë

12/09/2025 | 23:14
Vdes prezantuesi i njohur i motit

Vdes prezantuesi i njohur i motit

12/09/2025 | 21:05
Tragjedi në Adriatik: Një turiste po bënte një foto me shoqen e saj, e tërheqin dallgët e detit

Tragjedi në Adriatik: Një turiste po bënte një foto me shoqen e saj, e tërheqin dallgët e detit

12/09/2025 | 13:13
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

12/09/2025 | 08:49
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten, 12 Shtator!

11/09/2025 | 23:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.09.2025.) E Premte

11/09/2025 | 22:52
Atlantiku pa stuhi aktive në pikun e sezonit, çfarë po ndodh?

Atlantiku pa stuhi aktive në pikun e sezonit, çfarë po ndodh?

11/09/2025 | 15:32
Rrugët e përmbytura i morën jetën: 43-vjeçari  në Durrës preku shtyllën e ndriçimit dhe vdiq nga rryma

Rrugët e përmbytura i morën jetën: 43-vjeçari në Durrës preku shtyllën e ndriçimit dhe vdiq nga rryma

11/09/2025 | 11:16
Çfarë moti na pret sot?

Parashikimi i motit për sot – e enjte

11/09/2025 | 07:57
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon për punimet në rrjet të Enjten, 11 Shtator!

10/09/2025 | 22:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Vijnë reshje të dendura shiu, pastaj edhe reshje bore!

Vijnë reshje të dendura shiu, pastaj edhe reshje bore!

13/12/2023 | 12:47
2.5k
SHARES
7.1k
VIEWS
Shpërndaje

Nesër në territorin e Republikës së Kosovë pritet të fillojnë reshjet e shiut të cilat në disa intervale mund të jenë mjaft të dendura dhe mund të shkaktojnë edhe vërshime të shpejta në disa zona.

“Fajtor” për këtë gjendje do të jetë masa e fuqishme ajrore ciklonike me shumë lagështi që vjen nga Atlantiku, një ciklon i përmasave të mëdha që do të shtrihet në tërë Ballkanin, ndërsa qendra e tij do të zhvendoset në Ukrainë duke u intensifikuar. Gjatë kësaj kohe në Kosovë pritet reshje të dendura shiu, ndërkohë që reshje të dendura bore do të fillojnë në viset e larta malore duke ulur lartësinë mbidetare gradualisht. Në orët e mbrëmjes reshje shqote e bore mund të bien edhe në disa zona më të ulëta në Kosovë, pra mund të kemi reshje të dendura të përziera ose edhe bore, por jo në shumë ultësira.

Të premten temperaturat do të shënojnë ulje dhe ajri i ftohtë depërton nga veriu, por reshjet ulin intensitetin. Shiu do të shndërrohet në borë gradualisht në shumë vise të Kosovës dhe në disa intervale mund të ketë reshje të dendura bore, por pa ndonjë akumulim në zonat më të ulëta të vendit. Kjo ndodhë ngase me uljen e temperaturave reshjet do të ulin intensitetin sepse reshjet kryesore do të ikin në formë shiu, megjithatë do të kemi disa pamje sa për tu kënaqur sadopak. Në zonat malore mund të kemi dimër të vërtetë.

Reshje shiu e bore nesër pritet të kemi edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, lokalisht intensive, ndërsa reshje bore vetëm në zonat malore. Të premten reshje bore priten edhe në zona kodrinore dhe disa zona të ulëta në Maqedoninë e Veriut.

Pra, përgadituni për një ndryshim drastik të motit, me reshje intensive shiu e pastaj edhe me ulje të temperaturave e reshje të herëpashershme lokale bore. Në zonat malore priten reshje të dendura bore. Në zonat e ulëta të Kosovë dhe Maqedonisë do të ketë borë, por jo aq shumë dhe do të kemi dy ose tri ditë mot dimëror, sidoqoftë jo ai dimri i vërtetë nëpër ultësira.

Pas kalimit të kësaj mase të ftohtë polare do të pasojë stabilizimi i motit dhe ardhja e anticiklonit të fuqishëm të Azoreve. Ky anticiklon do të mundësojë edhe rritjen e temperaturave ditore dhe për një kohë do të largojë masat e lagështa ajrore nga rajoni ynë, prandaj mund të kemi një periudhë me mot monoton dhe me mjegull, por kjo mbetet të shihet, edhe pse ecuritë më të fundit sinoptike janë zhgënjyese për festat e fundvitit. Shpresojmë ndonjë ndryshim./MeteoBallkan


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

13/09/2025 | 08:11
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën, 13 Shtator!

12/09/2025 | 23:21
Moti për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.09.2025.) E Shtunë

12/09/2025 | 23:14
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲