• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, por jo tërësisht!

Moti javor, mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, por jo tërësisht!

19/05/2025 | 12:40
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

03/09/2025 | 08:30
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Njoftimi i KEDS për ditën e Mërkurë, 3 Shtator!

02/09/2025 | 23:34
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2025.) E Mërkurë

02/09/2025 | 23:12
Më 7 shtator spektakël në qiell i “Hënës së Kuqe”

Më 7 shtator spektakël në qiell i “Hënës së Kuqe”

02/09/2025 | 22:23
Moti javor, afrohen rrebeshet e fuqishme të shiut, fundjava më e qetë, por jo tërësisht!

Moti javor, afrohen rrebeshet e fuqishme të shiut, fundjava më e qetë, por jo tërësisht!

02/09/2025 | 11:11
Tragjedi në një nga vendet më të varfra në botë, më shumë se 1000 njerëz vdesin nga rrëshqitjet e dheut: ‘Gjetëm vetëm një të mbijetuar’

Tragjedi në një nga vendet më të varfra në botë, më shumë se 1000 njerëz vdesin nga rrëshqitjet e dheut: ‘Gjetëm vetëm një të mbijetuar’

02/09/2025 | 08:27
Moti për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot – e martë

02/09/2025 | 08:07
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjet me 2 Shtator, të Martën!

01/09/2025 | 23:05
Moti për sot dhe ditët në vijim – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.09.2025.) E Martë

01/09/2025 | 22:56
Mbi 600 të vdekur në një tërmet të fortë në Afganistan

Mbi 600 të vdekur në një tërmet të fortë në Afganistan

01/09/2025 | 08:53
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për ditën e parë të shtatorit

01/09/2025 | 08:48
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 1 Shtator!

01/09/2025 | 00:28
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, por jo tërësisht!

Foto: Marko Cubrilo

Moti javor, mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, por jo tërësisht!

19/05/2025 | 12:40
1.5k
SHARES
4.3k
VIEWS
Shpërndaje

Para nesh një javë me mot mjaft të ndryshueshëm ku masa të ndryshme ajrore ndeshen dhe kalojnë përmes territoreve tona duke kushtëzuar mot dinamik dhe me reshje të herëpashershme. Në përgjithësi gjatë kësaj jave reshjet nuk do të jenë të balancuara, prandaj disa rajone do të kenë shumë reshje e disa më pak.

Do të kemi depërtime të cikloneve kalimtare dhe fronteve të ftohta, por edhe masa ajrore të ngrohta nga Afrika veriore. Të gjitha këto masa ajrore do të kalojnë shpejtë duke mos u stacionuar në rajonin tonë, prandaj moti do të jetë mjaft i ndryshueshëm.

E Hëna sjellë mot me diell dhe vranësira, ndërsa rrebeshe lokale vetëm në Kosovë, Luginë dhe Mal të Zi. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore shumë pak zhvillime të Hënën.

Dita e Martë parashihet të jetë pak më e qetë dhe më e ngrohtë, megjithatë do të ketë gjasa për zhvillime të izoluara kryesisht në disa vise kodrinore-malore dhe rajonin e Pejës dhe Istogut në Kosovë. Në viset tjera nuk parashihen reshje të Martës, përpos Malit të Zi.

Të Mërkurën do të kemi destabilizim të fuqishëm të atmosferës, pasi një masë ajrore me origjinë nga Atlantiku, nga jugu i Francës, përmes Mesdheut depërton në viset tona duke kushtëzuar stuhi të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Zhvillime konvektive do të ketë në të gjitha viset tona që nga Shqipëria duke përfshirë edhe bregdetin, pastaj Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës dhe Malit i Zi, por normalisht stuhitë do të jenë të karakterit lokal edhe pse mund të kemi shkarkesa të fuqishme atmosferike.

E Enjtja dhe e Premtja sipas parashikimeve aktuale pritet të jenë pak më të qeta, me alternime mes vranësirave e intervaleve të gjata kohore me diell, por ende vende-vende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu. Ndërkohë në Gjirin e Gjenovës në Itali do të kemi formimin e një cikloni kalimtar i cili gradualisht vjen në Ballkan, fillimisht në shtetet fqinje veriore e veriperëndimore ku priten stuhi dhe rrebeshe të fuqishme shiu.

Njëkohësisht një ciklon tjetër krijohet dhe fuqizohet diku në Afrikën veriore në territorin e Algjerisë dhe Libisë dhe ky ciklon nga Libia afrohet në trevat tona duke krijuar kushte për reshje dhe rrebeshe të reja shiu me vetëtima dhe bubullimë gjatë fundjavës.

Temperaturat do të jenë afër vlerave normale për këtë periudhë kohore, por në kohën e reshjeve dhe vranësirave ato do të jenë  nën vlerat mesatare.

Në Kosovë minimalja gjatë kësaj jave parashihet 6 apo 7 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 25 apo 26 gradë Celsius. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore ndonjë gradë më lartë, por pa ndonjë nxehtësi të madhe.

Pra, para nesh një javë me mot të ndryshueshëm dhe me reshje të herëpashershme. Do të kemi edhe ditë me mot me diell dhe të ngrohta, por shpeshherë do të kemi edhe vranësira dhe zhvillime të stuhive lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Për shkak të motit mjaft dinamik ndryshime në parashikim pritet të ketë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

 


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

03/09/2025 | 08:30
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Kosovë

Njoftimi i KEDS për ditën e Mërkurë, 3 Shtator!

02/09/2025 | 23:34
Parashikimi i motit për sot – e enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2025.) E Mërkurë

02/09/2025 | 23:12
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲