Kjo javë ka filluar pothuajse me kushte pranverore me rritje të temperaturave ditore të cilat arriten deri në 20 gradë Celsius e në rajone të ndryshme edhe ndonjë gradë më lartë. Kjo për asrye të anticiklonit stabil dhe aktivizimit të rrymimeve ajrore nga jugu e perëndimi, rrymime që mundësojnë ardhjen e masave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe Afrika veriore.
Tani kemi po ato masa ajrore të ngrohta, por me destabilizim gradual.
Edhe dita e martë do të karakterizohet me stabilitet të plotë atmosferik, kurse të mërkurën gjërat do të fillojnë të lëvizin drejt një dinamizimi të atmosferës,: shtimit të vranësirave dhe reshjeve lokale.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore, ngase rrymimet ajrore do të jenë nga jugu edhe me ardhjen e reshjeve deri afër fundjavës.
Reshje lokale shiu do të fillojnë të mërkurën fillimisht në Shqipëri e Mal të Zi e pastaj edhe në Kosovë. Këto reshje mund të jenë edhe në formë të rrebeshe me bubullima sepse temperaturat e larta ende mund të favorizojnë zhvillime konvektive në atmosferë. Fillimisht nuk priten reshje në të gjitha viset.
Në Shqipëri e Mal të Zi priten rrebeshe intensive, por sisteme të izoluara konvektive mund të zhvillohen edhe në Kosovës e Maqedoninë Veriore.
Të mërkurën shtim i vranësirave, në Kosovë ato vinë orëve të pasdites me rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për vetëtima e bubullimë dhe po ashtu mund të krijohet edhe ndonjë stuhi lokale.
Të entjen gjatë ditës siell diell e vranësira lokale dhe mundësi për reshje të izoluara, por në mbrëmje dhe gjatë natës mund të kemi destabilizim të fuqishëm të atmosferës me ardhjen e frontit të ftohtë ajror i pasur me lagështi, priten reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër të imët. Kësaj radhe priten reshje në gati të gjitha viset.
Rrebeshe lokale e reshje shiu priten edhe orëve të hershme të së Premtes, pastaj pason stabilizimi gradual i motit. Temperaturat do të shënojnë ulje por jo shumë të theksuara.
E Premtja pritet të jetë pak më e ftohtë, por me tendencë stabilizimi. Mund të ketë ende reshje të izoluara.
Fundjava vjen me stabilizim të atmosferës sidomos dita e Shtunë pritet mot me diell e vranësira lokale por pa reshje atmosferike. Temperaturat menjëherë do të shënojnë rritje.
Të dielën Shqipëria do të përfshihet nga vranësira të reja të cilat pastaj eventualisht do të përfshijnë edhe Kosovë orëve të pasdites me reshje lokale shiu, por kjo mbetet ende për tu ndjekur trajektorja e saktë e ecurive të sistemeve atmosferike.
Pra, një javë e ngrohtë sidomos fillimi e mesi i javës, pastaj aktivizim, dinamizim dhe destabilizim me reshje të herëpashershme e mundësi për rrebeshe e stuhi lokale. Në Kosovë reshjet më shumë pritet të vinë orëve të natës dhe mëngjeseve. Të shtunën përmirësim, pastaj të dilelen mundësi për reshje të reja.
Parashikimi javor mund të ndryshojë pak a shumë sidomos për fundjavë dhe për çdo ndryshim eventual do të informoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan














