Nesër në Kosovë pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave ditore.
Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë, kurse dita stabile dhe me më shumë intervale kohore me diell, megjithatë do të ketë edhe vranësira.
Temperaturat parashihet të luhaten nga 3 minimalja deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në të gjitha viset parashihen periudha të gjata me diell dhe rritje të paksa më të theksuara të temperaturave, sepse rrymimet ajrore do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të aktivizohen ato nga jugu.
Rritje të mëtutjeshme të temperaturave presim në fillim të javës së re për shkak të intensifikimit të rrymimeve ajrore nga jugu dhe kjo mundëson depërtimin e masave më të ngrohta ajrore në drejtim të viseve tona.
Dy ditët e para të javës do të jenë stabile dhe kryesisht me diell. Do të jenë të ngrohta për këtë periudhë kohore.
Të mërkurën do të kemi shtim të vranësirave e në pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi do të fillojnë rrebeshe lokale shiu, pastaj edhe në disa pjesë të Kosovës./MeteoBallkan















