Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit me vranësira të cilat lokalisht do të kushtëzojnë reshje shiu e në viset më të larta malore do të ketë edhe reshje bore, por në përgjithësi reshjet do të jenë të pakta dhe nuk prite reshje në të gjitha viset.
Temperaturat do të shënojnë ulje dhe minimalja pritet të zbres deri në 5 gradë Celsius e maksimalja pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në pjesën më të madhe të vendit pritet mot me diell e vranësira lokale, ndërsa në veri, lindje e sidomos në juglindje të vendit do të ketë më shumë vranësira e reshje kryesisht të pakta shiu e në malet e larta mund të paraqiten fjolla bore.
Reshje kryesisht të pakta lokale nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, dhe Luginë të Preshevës, kurse në Mal të Zi pritet mot kryesisht i thatë. Në disa zona reshjet do të jenë në formë të rrebeshe lokale.
Të shtunën na pret mot mjaft i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell. Në Shqipëri, Maqedoni e Dukagjin të Kosovës do të ketë më shumë kthjellime se vranësira. Temperaturat do të fillojnë të rriten, por mbetet paksa ftohtë në Rrafshin e Kosovës.
Të dielën rritje e temperaturave ditore dhe pritet të kemi stabilitet atmosferik./MeteoBallkan















