Dita e parë e fundjavës në Kosovë pritet të karakterizohet me temperatura të ulëta, erëra të ftohta nga veriu, vranësira e reshje lokale shiu. Në viset më të larta malore do të ketë reshje të herëpashershme bore.
Reshjet do të jenë kryesisht në formë të rrebesheve afatshkurtra dhe të karakterit lokal.
Temperaturat pritet të luhaten nga 2 minimalja deri në 14 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri më shumë diell e temperatura më të larta sidomos në zonat perëndimore të vendit. Në zonat lindore priten vranësira lokale, intervale me diell e ndonjë reshje kalimtare atmosferike.
Mot me vranësira e diell priten të shtunën në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, me mundësi për reshje të dobëta kalimtare shiu e në zonat e larta malore mund të ketë reshje kryesisht të dobëta bore.
E diela do të jetë paksa më ndryshe me stabilizim të plotë të atmosferës dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, megjithatë mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë e mund të ketë acar në disa zona kontinentale. Dita stabile me diell e vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje.
Në fillim të javës së re na pret mot më i ngrohtë, përpos mëngjeseve që do të jenë të ftohta. Ditët me diell e vranësira dhe do të fillojnë rrymime të fuqishme ajrore nga jugu që do të ndikojnë në rritjen e temperaturave. Mundësi për reshje lokale paraqiten të mërkurën./MeteoBallkan














