Nesër në Kosovë na pret mot me diell dhe vranësira, ndërsa nëpër shumë lugina dhe ultësira do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta.
Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, me temperatura që do të zbresin deri në -5 gradë Celsius në shumë rajone kurse gjatë ditës në vendet pa mjegull temperaturat do të rritën afërsisht deri në 8 apo 9 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot me diell dhe vranësira. Nëpër lugina dhe ultësira do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta.
E mërkura sjellë më shumë vranësira në mëngjes dhe reshje të dobëta vetëm në disa rajone. Gjatë ditës në shumë rajone do të ketë edhe intervale kohore me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje të lehta. Në veriperëndim të Shqipërisë dhe Mal të Zi do të ketë vranësira më të shumta dhe reshje shiu që do të zgjasin pak më shumë por intensiteti i tyre nuk do të jetë i lartë.
Nga e Enjta pa ndonjë ndryshim të motit./MeteoBallkan
















