Kompania SpaceX po përgatitet për fluturimin e radhës testues të raketës Starship, i cili mund të zhvillohet so më 22 shtator. Misioni pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e raketës, pasi për herë të parë synohet vendosja e saj në orbitë rreth Tokës.
Fluturimi i 14-të testues vjen pas misionit të zhvilluar në korrik, kur Starship ndoqi një trajektore suborbitale dhe u kthye në Tokë pa përfunduar një orbitë të plotë.
Nëse misioni i ri realizohet sipas planit, Starship do të qëndrojë në fluturim për rreth 10 orë. Gjatë kësaj kohe, anija pritet të arrijë një lartësi prej rreth 275 kilometrash dhe të përfundojë afërsisht gjashtë orbita rreth Tokës.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i misionit është vendosja në orbitë e satelitëve të parë Starlink V3, duke hapur rrugën për testimin e teknologjive të reja të kompanisë.
Misioni është ende në pritje të miratimit rregullator. SpaceX synon gjithashtu të testojë procedurat e nisjes së përforcuesit, ndarjes, kthimit drejt zonës së nisjes dhe uljes në det.
Këto teste janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të zhvilluar një sistem lëshimi orbital plotësisht të ripërdorshëm.















