• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

05/01/2026 | 18:59
Prezantohen pagesat për kulturat bujqësore, shumica do të mbështeten 150 euro për hektar

Prezantohen pagesat për kulturat bujqësore, shumica do të mbështeten 150 euro për hektar

30/04/2026 | 13:34
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë

Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë

30/04/2026 | 11:30
El Ninjo mund të arrijë që në muajin maj – çfarë do të thotë kjo për verën në Ballkan?

El Ninjo mund të arrijë që në muajin maj – çfarë do të thotë kjo për verën në Ballkan?

30/04/2026 | 09:09
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

30/04/2026 | 08:24
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon për punimet në rrjet ditën e fundit të prillit!

29/04/2026 | 23:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.09.2022.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim, (30.04.2026.) e enjte!

29/04/2026 | 22:35
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

29/04/2026 | 08:28
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

29/04/2026 | 08:08
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.04.2026) e mërkurë

28/04/2026 | 22:40
“Omega Block” sjell të ftohtin drejt Evropës Lindore dhe Ballkanit, rrezikohen kulturat bujqësore

“Omega Block” sjell të ftohtin drejt Evropës Lindore dhe Ballkanit, rrezikohen kulturat bujqësore

28/04/2026 | 12:34
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e martë

28/04/2026 | 08:09
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.04.2026) e martë

28/04/2026 | 00:28
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

Image nga Meteociel

Moti javor, pas shiut vjen edhe bora!

Dimër i madh në vendet fqinje me shumë e borë e "minuse" të thella.

05/01/2026 | 18:59
2.8k
SHARES
8.1k
VIEWS
Shpërndaje

Sistemet e fuqishme ajrore ciklonike të stacionuara në Mesdhe do të vazhdojnë të ndikojnë çdo ditë në motin në viset tona. Edhe dy ditë territoret tona do të jenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore që vijnë nga Afrika veriore dhe Mesdheu, kurse shumë pranë nesh në vendet fqinje do të vazhdojë reshjet e dendura të borës sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi.

Të Mërkurën vonë mbrëma sipas të gjitha gjasave do të ketë lëvizje të ciklonit në drejtim të lindjes së Evropës përmes territoreve tona. Kjo do ti hapë rrugë ajrit të ftohtë polar të depërtojë edhe në viset tona dhe shiu do të shndërrohet në borë. Reshjet e borës së pari do të fillojnë në veri dhe verilindje të Kosovës por deri atëherë reshje të herëpashershme shiu të cilat në Dukagjin mund të krijojnë probleme.

Dita e hënë dhe e martë vazhdojnë me rrymime të fuqishme ajrore nga jugu, vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Vende-vende intensive sidomos në perëndim të Kosovës dhe shumë pjesë të Shqipërisë. Temperaturat maksimale edhe në Kosovë pritet të shkojnë deri në 15 gradë Celsius.

E mërkura ende do të jetë e ngrohtë sidomos paradite me rrymimet të ngrohta ajrore, por nga veriperëndimi afrohet fronti i ftohtë dhe masa të ftohta ajrore që po sjellin dimër të madh në vendet fqinje më të fund do të depërtojnë edhe në viset tona sidomos mëngjesin e hershëm të së Enjtes.

Fillimisht me afrimin e qendrës ciklonike në tërë rajonin do të shtohen reshjet e shiut të mërkurën mbrëma, pastaj vonë në mbrëmje në veri të Kosovës do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe shiu shumë shpejt do të shndërrohet në borë, pastaj edhe në viset tjera. Në kohën e depërtimit të frontit të ftohtë polar mund të ketë intervale reshjesh të dendura bore të cilat shumë shpejt do të krijojnë shtresa bore, por për momentin ende nuk mund të përcaktohet sasia e borës që pritet të bie.

Të enjten temperaturat polare përfshijnë Kosovës, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Në Kosovë bora pritet të pushojë gradualisht, por reshjet e borës vazhdojnë në veri e sidomos në lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe normalisht edhe në veriperëndim, perëndim dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe minimalet në Kosovë mund të zbresin deri në -8 gradë Celsius apo edhe deri në -10.

Përmirësim të përkohshëm të motit presim të Premten me ikjen e ciklonit në lindje shkurtimisht do të kemi vendosjen e një anticikloni të dobët. Pritet mot me acar në mëngjes, por gjatë dites temperaturat do të rriten, ndërkohë që një tjetër sistem ciklonik vjen nga Evropa, fillimisht me reshje shqote e shiu, pastaj me reshje të reja bore që priten të dielën.

Pra, definitivisht po hymë në një periudhë me dimër më serioz, por sasia e reshjeve të borës është ende shumë enigmatike sepse do të varet se sa shpejt zhvendosen masat ciklonike drejt jugut dhe lindjes.

Deri të mërkurën mbrëma do të jemi nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta mesdhetare me reshje të shpeshta lokale shiu, por edhe me periudha pa reshje. Të mërkurën mbrëma vonë dhe të Enjten në mëngjes dimri vjen edhe te ne me reshje bore e erëra të ftohta veriore. Për sasinë e reshjeve të borës duhet të pritet edhe pak.

Një tjetër ciklon pritet të kemi për fundjavë me reshje të reja fillimisht shiu, pastaj edhe bore./MeteoBallkan

 

Related Posts

Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë
Botë

Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë

30/04/2026 | 11:30
El Ninjo mund të arrijë që në muajin maj – çfarë do të thotë kjo për verën në Ballkan?
Fenomene

El Ninjo mund të arrijë që në muajin maj – çfarë do të thotë kjo për verën në Ballkan?

30/04/2026 | 09:09
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

30/04/2026 | 08:24
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲