• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!

Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!

12/01/2026 | 23:24
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të martën, 13 Janar!

12/01/2026 | 22:55
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.01.2026.) E Martë

12/01/2026 | 22:47
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

12/01/2026 | 08:48
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 12 Janar!

12/01/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.01.2025.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.01.2026.) e hënë

11/01/2026 | 21:51
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e diel

11/01/2026 | 10:04
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.01.2026.) E Diele

11/01/2026 | 00:08
Reshje bore dhe temperaturat polare!

Reshje bore dhe temperaturat polare!

10/01/2026 | 19:35
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

10/01/2026 | 08:53
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 10 Janar!

09/01/2026 | 23:44
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.11.2024.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.01.2026.) E Shtunë

09/01/2026 | 23:36
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

09/01/2026 | 08:28
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!

Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!

12/01/2026 | 23:24
807
SHARES
2.3k
VIEWS
Shpërndaje

Rrymime ndjeshëm më të ngrohta ajrore do të përfshijnë viset tona pas acarit të sontëm dhe temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sidomos ato ditore, por edhe ato minimalet pritet që acari të zbutet.

Përkundër ardhjes të masave shumë më stabile anticiklonike vranësira të shpeshta do të kemi në rajon, por edhe kthjellime të shpeshta, pra nuk do të mungojnë as rrezet diellore dhe as vranësirat e herëpashershme. Reshjet atmosferike do të jenë të rralla, krejtësisht të dobëta dhe të izoluara.

Temperaturat do të fillojnë të rriten menjëherë mëngjesin e së Martës, dhe gjatë tërë javës ato do të jenë pak mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Vetëm në disa rajone u eventualisht mund të kemi krijimin e mjegullnajave dhe vranësirave të ulëta gjatë javës do të jetë më ftohtë. Netët dhe mëngjeset do të jenë me acar kryesisht jo të fortë.

Temperaturat pritet të luhaten nga – 10 sa priten sonte deri në 11 gradë Celsius që pritet maksimalja gjatë javës.

Në Shqipëri pak më ngrohtë normalisht në zonat mesdhetare.

Situata për fundjavë mund të ndryshojë, por kjo mbetet vetëm si sinjal dhe nuk mund të merret si parashikim i  sigurt.

Në verilindje të Evropës pritet zgjerimi apo ekspansioni i fuqishëm anticiklonik që mund të kemi edhe fuqizimin e anticiklonit Siberik dhe bashkimi i tij me atë Skandinav. Kjo gjendje mund të ndryshojë rrymimet ajrore dhe në viset tona mund të fillojnë të depërtojnë masa më të ftohta ajrore me origjinë kontinentale direkt nga lindja dhe verilindja. Kjo mund të krijojë dhe fuqizojë ndonjë ciklon në Mesdhe dhe të kemi rikthimin e dimrit dhe reshjeve të borës.

Megjithatë ka shumë ditë përpara dhe gjendja mund të ndryshojë, por sinjali për këtë për momentin nuk është aq i dobët. Pra deri të dielën mot kryesisht stabil anticiklonik, kurse të dielën mund të kemi ulje të temperaturave dhe mundësi për reshje lokale bore.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë dhe ndryshime mund të ndodhin sidomos në fundjavë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan


Related Posts

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të martën, 13 Janar!

12/01/2026 | 22:55
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.01.2026.) E Martë

12/01/2026 | 22:47
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

12/01/2026 | 08:48
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲