Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pak më shumë vranësira priten në mëngjes dhe paradite, ndërsa pasdite vranësirat do të largohen gati tërësisht.
Mëngjesi vende-vende do të jetë me ngrica me temperatura deri në -2 gradë Celsius, kurse gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të ngriten deri në 12 apo 13 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira lokale. Në Shqipëri kryesisht me diell gjatë tërë ditës, ndërsa vranësira lokale priten në verilindje të Maqedonisë së Veriut orëve të paradites. Pasdite kthjellim pothuajse i plotë në tërë rajonin.
E Premtja dhe fundjava pritet të karakterizohen me kushte kryesisht stabile, por përpos rrezeve diellore nganjëherë do të ketë edhe vranësira të cilat nuk do të sjellin reshje, pra pritet mot i thatë. Temperaturat pa ndonjë ndryshim që vlen të përmendet./MeteoBallkan















