Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot me kushte stabile dhe me diell.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me ngrica, kurse dita me diell dhe e ngrohtë pranverore.
Temperaturat maksimale pritet të ngritet deri në 17 apo 18 gradë Celsius, kurse minimalja -2 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna pritet të kushtëzojë mot stabil dhe kryesisht me diell. Megjithatë, në Shqipëri priten pak më shumë vranësira e sidomos në jug të vendit ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të dobët.
Të dielën vranësirat rikthehen edhe në Kosovë, por priten edhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu. Temperaturat mund të pësojnë ulje të lehta.
Në Shqipëri edhe të dielën priten vranësira, por po ashtu priten edhe rrebeshe më të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe atë kryesisht në viset jugore-qendrore të vendit. Rrebeshet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe të karakterit lokal të koncentruara në disa zona qendrore dhe jugore. Më pak reshje priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës ose hiç fare.
Fillimi i javës së re pa ndonjë ndryshim të madh. Do të vazhdojë mot me vranësira diell dhe me pak reshje të izoluara./MeteoBallkan














