Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë pranveror. Do të ketë vranësira të pakta lokale, por pa ndonjë ndikim në atmosferë.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Orëve të pasdites parashihen disa zhvillime lokale të vranësirave ditore dhe rrallëkund ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Nga e premtja pritet të kemi mot me diell, por në disa zona edhe me zhvillime të vranësirave sidomos në pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi ku mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht orëve të pasdites. Në Kosovë më pak zhvillime, por mund të ndodhin rrebeshe të izoluara dita ditës./MeteoBallkan















