Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale ku rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë reshje lokale shiu.
Temperaturat pa ndonjë ndryshim dhe minimalja parashihet rreth 0 gradë Celsius, kurse maksimale deri në 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara pritet të jenë në shumë pjesë të Shqipërisë dhe mund të kushtëzojnë reshje të pakta lokale. Pak më shumë reshje priten në jug dhe perëndim të Shqipërisë, por asgjë serioze.
Të martën dhe të mërkurën pritet të kemi ndryshim të motit shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu e në viset kodrinore-malore parashihen reshje shqote e bore. Reshje paksa më intensive priten në Shqipëri dhe Mal të Zi, reshje më të pakta parashihen në Kosovë edhe pse këto parashikime ende mund të ndryshojnë sadopak. Ka mundësi që reshje afatshkurtra shqote e bore të ketë edhe në disa zona të ulëta në Kosovë. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në tërë rajonin./MeteoBallkan













