Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë dhe me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje të shpeshta shiu, nganjëherë lokalisht intensive, ndërsa në viset malore do të ketë reshje bore.
Temperaturat pritet të luhaten nga 3 minimalja deri në 8 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu e në viset malore do të ketë reshje të shpeshta bore. Temperaturat në rënie në tërë rajonin, ndërsa po ashtu do të ketë erëra mesatare deri të fuqishme në shumë vise të rajonit nga veriu e verilindja.
Mot i ftohtë dhe me shumë vranësira do të mbajë edhe të premten dhe të shtunën me reshje të herëpashershme lokale shiu, shqote e bore. Nëpër ultësira shiu e në viset malore borë. Intervale kohore me diell mund të shfaqe në disa rajone të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga e diela përmirësim i motit, por të dielën mbetet ende relativisht ftohtë me vranësira e intervale kohore me diell, megjithatë atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi të përgjithshëm./MeteoBallkan















