Guvernatori i Utah në SHBA shpalli gjendje emergjente të enjten, pasi thatësira në përkeqësim kërcënon një krizë më të gjerë të ujit që ndikon në sigurinë publike, bujqësi, prodhimin e energjisë, ekosistemet dhe jetën e përditshme.
Nivelet e ujit mbeten të ulëta në Liqenin Powell në Zonën Kombëtare Rekreative Glen Canyon. Ndërsa kushtet e thatësirës në jugperëndim po përkeqësohen, ekzistojnë shqetësime se rezervuari mund të bjerë nën nivelin “dead pool”, kur prodhimi i energjisë hidroelektrike në Digën Glen Canyon nuk do të ishte më i mundur
Shtresa e borës në shtet u quajt “pa borë” këtë dimër pasi sezoni përfundoi me përqindjen më të ulët të reshjeve të borës në histori. Reshjet për shtetin kanë qenë nga gjysma deri në tre të katërtat e mesatares historike që nga 1 prilli. Pjesa më e madhe e shtetit, 61 për qind, ndodhet në thatësirë ekstreme, sipas Monitorit Amerikan të Thatësirës. Hera e fundit që ndodhi kjo ishte në gusht 2022.
“Nuk mund ta kontrollojmë motin, por mund ta kontrollojmë rubinetin,” tha guvernatori Cox, duke bërë thirrje për masa kursimi në të gjithë sektorët.
Sipas këshillës së re emergjente, distriktet lokale të ujit po u kërkojnë banorëve të reduktojnë përdorimin e ujit në ambiente të jashtme. Salt Lake City ka kërkuar një ulje prej 20 për qind. Interesat bujqësore tashmë kanë pasur ulje të sasisë së ujit të ndarë, përfshirë fermën e guvernatorit, prodhimi i së cilës u përgjysmua.
Deklarata thotë se autoritetet do t’i ndihmojë fermat dhe komunitetet me kredi dhe forma të tjera asistence.













