Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe rrallë në disa rajone ende mund të ketë ndonjë rigë ose reshje të dobët shiu.
Temperaturat parashihet të lëvizin nga 7 minimalja deri në 20 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira periudha me diell. Pritet ditë më stabile e rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.
Nga e marta na pret mot pak më i ftohtë, me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje lokale shiu e në viset e larta malore ose në bjeshkë do të paraqiten edhe reshje kryesisht të dobëta bore. Nuk priten reshje të mëdha. Rrymimet ajrore do të jenë kryesisht nga veriu dhe për këtë arsye do të jetë më ftohtë dhe ulja e temperaturave do të ndjehet sidomos në viset kontinentale të Kosovës, Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë./MeteoBallkan
















