• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Kush do të përfitojë nga programi qeveritar për konsumatorët e cenueshëm të energjisë?

Kush do të përfitojë nga programi qeveritar për konsumatorët e cenueshëm të energjisë?

09/10/2026 | 23:14

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 10 Tetor!

09/10/2026 | 23:55
Çmimet e derivateve për sot

Pse çmimet e karburanteve mbeten të larta, pavarësisht rihapjes së Ngushticës së Hormuzit?

09/10/2026 | 23:27
Nga afati për mbjellje tek plehërimi, Ministria e Bujqësisë del me këshilla për fermerët lidhur me grurin

Nga afati për mbjellje tek plehërimi, Ministria e Bujqësisë del me këshilla për fermerët lidhur me grurin

09/10/2026 | 23:17
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.10.2026.) E shtunë

09/10/2026 | 23:14
Vjen cikloni nga Italia

Vjen cikloni nga Italia

09/10/2026 | 11:26
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

09/10/2026 | 08:52
Drithi i harruar po rikthehet në arat e fermerëve

Drithi i harruar po rikthehet në arat e fermerëve

09/10/2026 | 00:12
Vjen vala tjetër e të nxehtit në Evropë

Më shumë se gjysma e Evropës përjetoi stres të rrezikshëm nga nxehtësia

08/10/2026 | 23:37
Çfarë ndodh me avionët kur temperatura bie nën -30°C?

Çfarë ndodh me avionët kur temperatura bie nën -30°C?

08/10/2026 | 23:26

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 9 tetor!

08/10/2026 | 23:19
Parashikimi i motit për sot dhe ditë në vijim – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.10.2026.) e Premte

08/10/2026 | 23:13
Pse banorët e Siberisë nuk i fikin makinat kur temperaturat bien në -40°C?

Pse banorët e Siberisë nuk i fikin makinat kur temperaturat bien në -40°C?

08/10/2026 | 23:12
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Kush do të përfitojë nga programi qeveritar për konsumatorët e cenueshëm të energjisë?

Kush do të përfitojë nga programi qeveritar për konsumatorët e cenueshëm të energjisë?

09/10/2026 | 23:14
491
Shpërndarje
1.4k
Shikime
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se do të ndajë 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm, në kuadër të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027. Por, kush do të jenë përfituesit? Buletini Ekonomik përmbledh pikat e Projekligjit për Energjinë, ku përfshihet kjo kategori.

Neni 23 i Projektligjit për Energjinë, që kaloi në lexim të parë në seancën e 5 tetorit, ia lë Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, kompetencat për njohjen, ndryshimin dhe ndërprerjen e statusit të konsumatorit të cenueshëm.

Kriteret për marrjen e këtij statusi do të bazohen në nivelin e të ardhurave të familjeve, ku përparësi do të kenë ata që janë përfitues nga skemat e ndihmës sociale dhe familjet që kanë anëtarë më gjendje shëndetësore që kërkon përdorimin e pajisjeve që kërkojnë energji. Kriteret e detajuara do të përcaktohen me një akt nënligjor që do i propozohet Qeverisë nga Ministria.

Neni 23 i Projektligjit për Energjinë

Për propozimin e këtij akti, Ministria ka afat nëntë muaj nga hyrja në fuqi e Ligjit. Mirëpo, Ministri Andin Hoti ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do ta nënshkruaj vendimin me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që të hapet thirrja për aplikim.

Me aktin nënligjor do të përcaktohet edhe mënyra dhe periudha e verifikimit të statusit të konsumatorit të cenueshëm, kategorizimi i përfituesve, forma e mbështetjes, detyrimet e operatorëve të sistemit dhe furnizuesve lidhur me konsumatorët e cënueshëm dhe përmbajtja e hollësishme e regjistrit të konsumatorëve të cënueshëm.

Procedurat pas dhënies së statusit të konsumatorit të cënueshëm

Projektligji parasheh që Ministria brenda tetë ditësh kalendarike, duke llogaritur nga dita e dhënies së statusit ose ndryshimit të statusit të konsumatorit të cenueshëm, të njoftojë konsumatorët e cenueshëm, operatorin e sistemit të shpërndarjes dhe furnizuesit që furnizojnë konsumatorët e cenueshëm për përcaktimin e statusit ose ndryshimet në statusin e tillë, ose ndërprerjen e statusit të konsumatorit të cenueshëm.

“Ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale krijon dhe përditëson regjistrin e konsumatorit të cenueshëm duke synuar plotësimin e të dhënave për gjininë, moshën, statusin social, ekonomik dhe të varfërisë energjetike, si dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm për identifikimin e konsumatorit të cenueshëm”, parashihet me projektligj.

Vendimi i Ministrisë për njohjen, ndryshimin dhe ndërprerjen e statusit të konsumatorit të cenueshëm, duhet bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara sipas Nenit për Konsumatorët e Cënueshëm në Ligjin në Energji dhe aktit nënligjor përkatës.

Detyrimet e furnizuesit

Me këtë projektligj, furnizuesi që furnizon konsumatorët e cenueshëm është i detyruar të ofrojë kontratë furnizimi për të gjithë konsumatorët e cenueshëm dhe fillon t’i furnizojë ata menjëherë pas marrjes së njoftimit nga paragrafi 2 i këtij neni.

Furnizuesi obligohet të krijojë mekanizmat për ofrimin e ndihmës për konsumatorët e cenueshëm, për të shmangur shkyçjen e energjisë për këta konsumatorë për shkak të faturave të papaguara.

“Masat e përcaktuara në këtë nen nuk duhet të pengojnë hapjen e tregut të energjisë ose funksionimin e tij. Ministria, në emër të Qeverisë, njofton Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për miratimin dhe zbatimin e masave të tilla, si dhe për çdo masë tjetër të mundshëm të ndërmarrë në kuadër të sistemit të përgjithshëm të mirëqenies sociale, përfshirë vlerësimin e ndikimit të mundshëm të tyre në funksionimin e tregut të energjisë”, thuhet në paragrafin 8 të këtij Neni./Buletini Ekonomik/

Rekomandime

Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 10 Tetor!

09/10/2026 | 23:55
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Pse çmimet e karburanteve mbeten të larta, pavarësisht rihapjes së Ngushticës së Hormuzit?

09/10/2026 | 23:27
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.10.2026.) E shtunë

09/10/2026 | 23:14
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲