Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot jo-stabil dhe i ngrohtë, me intervale kohore me diell e zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Do të jetë një ditë tipike verore me intervale kohore me diell dhe zhvillime konvektive. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe minimalja nuk pritet të zbres nën 9 gradë Celsius e maksimalja pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Në Shqipëri po ashtu nesër pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me vranësira të cilat do të zhvillohen në mënyrë konvektive dhe do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten stuhi të fuqishme dhe rrebeshe të dendura shiu.
Rrebeshe intensive nesër priten edhe në Mal të Zi, kurse në Maqedoninë Veriore do të jetë një ditë pothuajse verore me zhvillime të izoluara konvektive. Pasdite në perëndim e veriperëndim priten stuhi lokale shiu.
Pak reshje priten edhe në Luginën e Preshevës, por nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe verore.
Të dielën na pret mot me më shumë vranësira e me më shumë reshje. Në gati të gjitha viset priten reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende intensive. Nga veriu do të depërtojë edhe fronti i ftohtë ajror me ulje të temperaturave.
Të hënën stabilizim i motit, por mbetet freskët./MeteoBallkan















