Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat vende-vende do të zhvillohen dhe do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk priten reshje të mëdha. Edhe ato që priten do të jenë të karakterit lokal.
Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta. Minimalja pritet rreth 17 gradë Celsius, kurse maksimale deri në 34 gradë Celsius.
Në Shqipëri po ashtu vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por priten edhe periudha të gjata me diell dhe vapë të fortë verore, prandaj rrebeshet nuk do të ndikojnë shumë në atmosferën e përgjishme të vapës verore.
Edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet mot me diell dhe vranësira lokale me mundësi për ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të enjten dhe të Premten na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranësirat dhe zhvillimet eventuale do të jenë shumë të pakta.
Të shtunën shumë nxehtë orëve të paradites dhe mesditës. Pasdite ka gjasa për destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me zhvillime intensive konvektive me rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të larta para zhvillimeve konvektive për tu freskuar gjatë dhe pas reshjeve dhe stuhive që priten pas një kohë shumë të gjatë në Kosovë./MeteoBallkan















