ESTOFEX është një organizatë evropiane meteorologjike që merret me parashikimin e motit të rrezikshëm, sidomos stuhive të forta.
Shumë pjesë të Evropes do të përfshihen nga stuhi të fuqishme shiu e breshëri, madje paralajmërohet edhe mundësia për ndonjë tornado.
Fillimisht sot në qendër të vëmendjes është Franca, kurse sistemet e fuqishme të stuhive pastaj do të kalojnë edhe në Zvicër e nesër edhe në Gjermani.
Rreziku më i madh është në Francë dhe drejt Zvicrës/Gjermanisë:
- 🔴 Niveli 3: Franca juglindore dhe lindore – rrezik për breshër shumë të madh, erëra të fuqishme, reshje intensive dhe mundësi për tornado të forta.
- 🟠 Niveli 2: nga jugu i Francës drejt Zvicrës – breshër i madh/shumë i madh, erëra të forta dhe tornado.
- 🟠 Niveli 2: Franca qendrore → Belgjikë → Gjermania perëndimore – breshër i madh, erëra të forta dhe reshje të dendura.
- 🟠 Niveli 2 në Rumani – kryesisht breshër i madh, erëra të forta dhe reshje të dendura.
- 🟡 Niveli 1: Italia veriperëndimore, Franca perëndimore, Britania, Holanda dhe Gjermania veriore.
Viset tona nën ndikimin e anticiklonit afrikan po përballen me thatësirë ekstreme dhe nxehtësi po ashtu.
Gjatë fundjavë stuhi lokale do të përfshijnë edhe shumë pjesë të Republikës së Kosovës e disa pjesë të Shipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rrebeshet do të vijnë pas temperaturave shumë të larta që parashihen të Premten dhe pjesën e parë të ditës së shtunë.
Pra, sot Franca do të përballet me stuhi shumë të forta sidomos juglindja dhe lindja e Francës, pastaj Zvicra e nesër edhe Gjermania me rrebeshe lokalisht mjaft intensive.
Për fundjavë orëve të pasdites presim destabilizim të atmosferës edhe në viset tona./MeteoBallkan















