Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Pasdite në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë, por në pjesën më të madhe të vendit nuk priten reshje.
Temperaturat parashihet të luhaten nga 17 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shqipëri pak më ndryshe. Do të vazhdojnë temperaturat e larta, por njëkohësisht orëve të mesdites dhe pasdites parashihen zhvillime konvektive dhe si pasojë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në pjesët qendrore e lindore të vendit.
Disa zhvillime priten nesër edhe në Maqedoninë Veriore, por në përgjithësi vazhdon vapa verore dhe moti me diell siç do të jetë rasti edhe me Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.
Shtatori do të fillojë me ulje të lehta të temperaturave dhe shtim lokal të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë riga lokale shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë orëve të pasdites dhe të karakterit lokal. Vapa do të vazhdojë por me ulje graduale dhe të lehta të temperaturave.
Valë të reja nxehtësie do të kemi pas disa ditëve të paksa më të freskëta që priten në mes të javës së re./MeteoBallkan















