Nesër në Kosovë na pret mot i nxehtë, por edhe i paqëndrueshëm. Paradite me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa pasdite pritet destabilizim i atmosferës, me zhvillime konvektive dhe si pasojë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk priten reshje në të gjitha viset.
Temperaturat do të jenë të larta si minimalet po ashtu edhe maksimale. Nga 19 minimalja deri në 34 gradë Celsius ajo maksimale. Pasdite normalisht freskim në zona e zhvillime konvektive.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi dita e parë e Shtatorit pritet të kushtëzojë diell dhe vranësira lokale të cilat do të zhvillohen dhe do të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Zhvillimet do të jenë në zona lokale.
Edhe e mërkura do të jenë e nxehtë, me zagushi dhe me destabilizim lokal të atmosferës. Përpos vapës verore, vende-vende do të ketë zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e enjtja pak më freskët. Parashihen ulje graduale të temperaturave. Të entjen stuhi priten në juglindje të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore, kurse të Premten më freskët në të gjitha viset.
Fundjava vjen me rritje rapide të temperaturave dhe me valë të re nxehtësie troike./MeteoBallkan














