• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, “pushim” i shkurtër nga i nxehti afrikan!

Moti javor, “pushim” i shkurtër nga i nxehti afrikan!

01/09/2026 | 17:05

Punime në rrjet të dielen dhe në fillim të javës së re!

25/10/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2026.)

24/10/2026 | 23:51
A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

24/10/2026 | 18:34
Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, vala e madhe “e merr” gjatë raportimit Live

Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, vala e madhe “e merr” gjatë raportimit Live

24/10/2026 | 10:13
Stuhia Austen godet Evropën, qindra mijëra familje mbeten pa energji

Stuhia Austen godet Evropën, qindra mijëra familje mbeten pa energji

24/10/2026 | 10:06

Nafta arrin nivelin më të lartë të rritjes në gati gjashtë muaj

24/10/2026 | 09:40
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

24/10/2026 | 09:30

KEDS tregon për punimet në rrjet për të shtunën

23/10/2026 | 23:18
Oqeanet po transformohen, raporti i ri zbulon ndryshimet që po ndodhin

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.10.2026.) e shtunë

23/10/2026 | 23:07

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 23 tetor!

22/10/2026 | 23:59
Moti për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.10.2026.) e Premte

22/10/2026 | 23:55
Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

22/10/2026 | 07:45
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, “pushim” i shkurtër nga i nxehti afrikan!

Moti javor, “pushim” i shkurtër nga i nxehti afrikan!

01/09/2026 | 17:05
2.9k
Shpërndarje
8.3k
Shikime
Shpërndaje

Gjatë kësaj jave do të jemi nën ndikimin e masave ajrore të ndryshueshme të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, edhe pse nuk priten reshje të mëdha dhe njëkohësisht atmosfera do të jetë jo-stabile në rajone të caktuara.

Në aspektin termik presim një ndryshim dhe një frymëmarrje nga i nxehti i fortë afrikan, megjithatë vapa afrikane do të rikthehet prapë në fundjavë.

E hëna u karakterizuar me mot mjaft të nxehtë por pati edhe vranësira lokale. Në mbrëmje pati edhe reshje të izoluara shiu, madje në intervale të shkurtra reshjet ishin paksa intensive në disa zona të izoluara.

E Marta pothuajse e ngjashme. Dita mjaft e nxehtë, por me vranësira lokale e ndonjë rrebesh të izoluar. Rrebeshe të izoluara mund të ketë edhe në mbrëmje. Pak më shumë zhvillime ka në disa vise kontinentale të Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe atje mbesin zhvillime krejtësisht të izoluara, me tendencë shtrirje orëve të ardhshme, por asgjë e madhe.

Temperaturat do të shënojnë ulje vetëm në zonat me vranësira e rrebeshe afatshkurtra shiu.

Të mërkurën na pret mot ende mjaft i nxehtë, me diell e vranësira lokale. Pasdite si zakonisht në disa rajone pritet të ketë destabilizim të atmosferës më shumë në juglindje të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore dhe disa pjesë të Republikës së Kosovës.

Të entjen më në fund mund të kemi frymëmarrje më të lirë nga vapa e madhe afrikane, ngase masa më të freskëta ajrore do të ulin paksa temperaturat, por në Kosovë dita do të kalojë kryesisht e thatë, me ndonjë reshje të izoluar. Stuhi më intensive priten në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe jugut juglindjes e lindjes së Shqipërisë.  Stuhi masive priten në Greqi dhe Bullgari.

Të premten kryesisht me diell por ndjeshëm më këndshëm nga aspekti termik.

Fundjava vjen me mundësi për fillimin e një vale të re nxehtësie afrikane, ngase masa mjaft të nxehta ajrore do të rikthehen në territoret tona dhe do të shkaktojnë sërish rritje të temperaturave.

Kjo javë shënon fillimin e vjeshtës klimatologjike 2026 dhe përfundimin e verës klimatologjike e cila ishte jashtëzakonisht e nxehtë në Kontinentin e Vjetër, ndërsa normale në territorin e Kosovës.

E tërë java do të përshtatet më shumë stinës së verës sepse temperaturat do të jenë verore, Vetëm dita e premte do të jetë relativisht e freskët, kurse e enjtja shënon freskimin gradual. Fundjava përsëri me vapë të fortë verore.

Reshjet ende në pritjet edhe pse gjatë javës priten zhvillime konvektive sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes kur mund të kemi rrebeshe dhe stuhi afatshkurtra dhe freskim shumë të nevojshëm për disa rajone, por kjo nuk do të ndikojë në zbutjen e përgjithshme të problemeve me thatësinë.

Për reshje më të mëdha duhet të presim edhe ndonjë javë tjetër./MeteoBallkan

 

Rekomandime

Kosovë

Punime në rrjet të dielen dhe në fillim të javës së re!

25/10/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2025.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2026.)

24/10/2026 | 23:51
A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim
Lajme

A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

24/10/2026 | 18:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲