Nesër në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe me ulje të lehta të temperaturave.
Ashtu siç kemi theksuar masa ajrore të freskëta me origjinë kontinentale do të depërtojnë nga veriu së bashku me erëra nga veriu e verilindja dhe do të kushtëzojnë ulje të temperaturave, megjithatë mbetet ende nxehtë.
Minimalja parashihet rreth 16 gradë Celsius kurse maksimalja deri në 32 gradë Celsius dhe atë në Dukagjin.
Përderisa Kosova freskohet sadopak vapa intensive verore do të vazhdojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë e sidomos në qendër dhe perëndim të vendit. Nxehtë do të jetë nesër edhe në Maqedoninë Veriore, kurse freski e lehtë pritet në Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Reshje nuk priten askund.
Vapa verore vazhdon edhe në fillim të javës së re dhe po ashtu edhe moti i kthjellët e me diell. Për reshje as që bëhet fjalë.
Të martën presim prapë një fuqizim të vapës edhe në Kosovës, ndërsa vazhdon pa ndërpre në shumë pjesë të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut./MeteoBallkan














