• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Edhe një javë e nxehtë, destabilizim gradual!

Edhe një javë e nxehtë, destabilizim gradual!

07/09/2026 | 12:47

Punime në rrjet të dielen dhe në fillim të javës së re!

25/10/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2026.)

24/10/2026 | 23:51
A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

24/10/2026 | 18:34
Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, vala e madhe “e merr” gjatë raportimit Live

Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, vala e madhe “e merr” gjatë raportimit Live

24/10/2026 | 10:13
Stuhia Austen godet Evropën, qindra mijëra familje mbeten pa energji

Stuhia Austen godet Evropën, qindra mijëra familje mbeten pa energji

24/10/2026 | 10:06

Nafta arrin nivelin më të lartë të rritjes në gati gjashtë muaj

24/10/2026 | 09:40
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

24/10/2026 | 09:30

KEDS tregon për punimet në rrjet për të shtunën

23/10/2026 | 23:18
Oqeanet po transformohen, raporti i ri zbulon ndryshimet që po ndodhin

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.10.2026.) e shtunë

23/10/2026 | 23:07

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 23 tetor!

22/10/2026 | 23:59
Moti për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.10.2026.) e Premte

22/10/2026 | 23:55
Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

22/10/2026 | 07:45
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Edhe një javë e nxehtë, destabilizim gradual!

Image: Pivotal weather

Edhe një javë e nxehtë, destabilizim gradual!

07/09/2026 | 12:47
1.6k
Shpërndarje
4.5k
Shikime
Shpërndaje

Edhe një javë tipike verore para nesh edhe pse jemi në fund të dekadës së parë të muajit Shtator.

Temperaturat në të gjitha viset tona do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore, përkundër mundësisë së shfaqjes së jo-stabiliteteve lokale.

Fillimi i javës tërësisht i kthjellët në të gjitha viset dhe mjaft i nxehtë. Ngjashëm do të jetë edhe dita e dytë e javës, megjithatë vranësirat lokale do të fillojnë të shfaqen edhe pse të dobëta dhe të izoluara.

Temperaturat do të ngriten edhe më shumë të martën në Kosovë e rajon, por disa vranësira lokale do të fillojnë të shfaqen në pjesë të Shqipërisë do të mund të ketë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet ende pa asnjë shanse për reshje, kurse Kosova do të jetë e kthjellët e pa reshje të martën.

Të mërkurën gjërat do të fillojnë të ndryshojnë në rajone të ndryshme por jo në nivel të të gjitha viseve. Përkundër nxehtësisë gjithnjë e më shumë vranësira lokale do të fillojnë të shfaqen dhe po ashtu do të mund të zhvillohen dhe gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stabilitetit të plotë atmosferik po i vije fundi.

Vende/vende të mërkurën mund të krijohen kushte për ndonjë shtrëngatë të fortë shiu me bubullima por të gjitha mbesin zhvillime të karakterit lokal.

Përderisa në Slloveni e Kroaci priten reshje të dendura shiu e ulje të ndjeshme të temperaturave këtë mesjavë në viset tona do të vazhdojnë temperaturat mjaft të larta verore me zhvillime të izoluara sepse sistemet e fuqishme dhe të përhapura të reshjeve do të mbesin të bllokuara në Itali e Adriatikun verior dhe kjo është arsyeja që në viset tona do të ketë vazhdim të vapës sepse sistemet nuk do të përparojnë aq lehtë, prandaj do të kemi tejzgjatje të kushteve verore në viset tona edhe këtë javë.

Zbehje graduale e të nxehtit afrikan

Me afrimin e fundjavës do të vazhdojnë temperaturat e larta, por njëkohësisht do të kemi afrimin e reshjeve të cilat ende nuk do të kapin të gjitha viset tona, por do të vijnë apo zhvillohen në zona më të përhapura.

Fundjava me mundësinë e depërtimit pak më masiv të reshjeve, por kjo mbetet ende situatë për tu ndjekur dhe vlerësuar.

Gjithsesi gjatë fundjavës presim destabilizim pak më intensiv, por a do të jetë vetëm në zona të izoluara apo do të jetë më i përhapur mbetet të shihet evoluimi i gjendjes sinoptike.

Pra, dhe një javë tipike verore, me shumë diell e vapë e me pak vranësira. Por, nga e mërkura do të ketë gjithnjë e më shumë vranësira lokale e stuhi të izoluara apo lokale. Përkundër kësaj vazhdojnë temperaturat e larta verore. Fundjava ka hapësirë për diskutime gjatë javës.

Gjendja e rëndë nga deficiti i reshjeve dhe temperaturat e larta vazhdon të jetë e rënduar edhe gjatë kësaj jave. Edhe pse reshjet do të fillojnë të shfaqen, por ende jo në sasinë dhe kohëzgjatjen e nevojshme. Reshjet ende do të jenë në formë të rrebeshe lokale me bubullima dhe disa zona mund të ketë përmirësim të gjendjes hidrologjike, por jo të gjitha viset do të përfitojnë. Për fundjavë mund të kemi reshje në të gjitha viset, megjithatë kjo ende nuk është e sigurtë./MeteoBallkan

 

Rekomandime

Kosovë

Punime në rrjet të dielen dhe në fillim të javës së re!

25/10/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2025.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2026.)

24/10/2026 | 23:51
A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim
Lajme

A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

24/10/2026 | 18:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲