Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Rrallë në disa rajone parashihen zhvillime të izoluara konvektive ku mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të larta për këtë periudhë kohore. Mimimalja pritet të zbres vetëm deri në 16 apo 17 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të shkojë deri në 34 apo 35 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi entja pritet të karakterizohet me mot shumë të nxehtë, ndërsa zhvillime të izoluara kokvektive pritet të ketë rreth shumë zonave malore të rajonit ku mund të ketë stuhi të izoluara shiu me bubullima dhe breshër, por në përgjithësi vazhdon vapa intensive verore dhe thatësia.
Dita e Premte do të jetë dita e fundit e kësaj vape intensive verore me temperatura shumë të larta për këtë periudhë kohore, megjithatë ditë verore priten edhe gjatë pjesës së mbetur të Shtatorit.
Në të gjitha rajonin të Premten pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Pasdite priten zhvillime të izoluara konvektive dhe aty-këtu ndonjë rrebesh i izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje zhvillime intensive konvektive mund të ndodhin në bregdetin shqiptar dhe malazez.
Të shtunën ndryshim drastik i motit me vranësira e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave./MeteoBallkan














