• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

22/09/2026 | 19:47
Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

22/09/2026 | 19:27
Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

22/09/2026 | 13:38
Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

22/09/2026 | 11:24
Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

22/09/2026 | 08:44
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

22/09/2026 | 08:10
Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

22/09/2026 | 00:52

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 22 shtator!

22/09/2026 | 00:05
Hyjmë në Prill, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.09.2026.) e martë

21/09/2026 | 23:27
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Shoqata “Krapi”: Ngordhja e tre peshqve në Badovc është e natyrshme

21/09/2026 | 18:57
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit

21/09/2026 | 12:00
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

22/09/2026 | 19:47
492
Shpërndarje
1.4k
Shikime
Shpërndaje

Shqipëria mund të shkojë drejt modelit grek për të ndihmuar qytetarët të përballojnë efektet e krizës së çmimeve.

Në fillim të muajit, Greqia arriti dakordësinë me supermarketet për uljen e çmimeve për mbi 1 mijë e 600 produkte, kryesisht të shportës bazë të konsumit.

“Ne do të shkojmë në atë drejtim. Kur të kristalizohet lista e produkteve, në bisedim me furnitorët dhe marketet, kemi në plan të nisim një bisedë për përcaktimin e disa produkteve, për të konkretizuar një skemë të ngjashme me Greqinë.”, tha Enkelejd Musabelliu, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, raporton A2CNN.

Pikënisje do të jetë “Pasqyra e Çmimeve”, e cila, sipas qeverisë, synon të ofrojë transparencë më të madhe mbi çmimet që ofrojnë bizneset në treg.

Në portal, qytetarët mund të informohen për një sërë produktesh, si vendase ashtu edhe të importuara. Shpresa është që bizneset të hyjnë në konkurrencë dhe, përmes saj, të ulin çmimet.

“Ne kemi qenë të shqetësuar për nivelin e çmimeve që në fillim të vitit. Ndonëse inflacioni nuk është në nivele shqetësuese, disa çmime kanë mbetur të larta. Ndërkohë, në dy vitet e fundit kemi parë zhvlerësim të monedhës europiane, çka praktikisht i bën importet më të lira, por ky fenomen nuk është reflektuar te çmimi përfundimtar.”

Në platformë është parashikuar që të tregohet çmimi që në burim, nga prodhimi deri në shitje për produktet vendase, ndërsa për produktet e importuara, nga dogana deri në treg.

Fillimisht, skema do të nisë me produktet e shportës.

“Jemi në bisedime me supermarketet e mëdha që kanë shtrirje në të gjitha qytetet. Po kërkojmë të përcaktojmë cilat janë produktet ushqimore më të shitura, si prodhime vendase ashtu edhe të importuara, në mënyrë që të ofrojmë transparencë mbi çmimin.

Hapi i dytë do të jetë një analizë e marzheve të fitimit bruto dhe neto. Kjo analizë do të na mundësojë të kuptojmë pse çmimi përfundimtar është i lartë dhe, mbi këtë bazë, ne do të ndërmarrim politikat e duhura që do të ndikojnë në zbutjen e situatës.”

Rritja e çmimeve ka rikthyer në vëmendje nevojën për masa mbështetëse për familjet dhe shtresat në nevojë.

Rikthimi nga qeveria i Bordit të Transparencës për karburantet është një tjetër tregues i presioneve që po shfaqen në treg.

Rekomandime

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake
Lajme

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme
Botë

“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

22/09/2026 | 13:38
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲