Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot pak më i ngrohtë, me diell dhe paraqitje të vranësirave ditore, por pa reshje atmosferike.
Temperaturat do të rriten dhe minimalja pritet të zbres deri në 8 gradë Celsius a jo maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius. Nuk përjashtohet tërësisht mundësi për ndonjë rigë të dobët në ndonjë rajon të izoluar.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e gjatë ditës në shumë rajone do të ketë vranësira ditore, por kryesisht pa reshje atmosferike. Rrallë në disa zona të izoluara në Maqedoninë Veriore e në Shqipëri mund të ndodhë ndonjë rigë e dobët shiu.
Në përgjithësi moti do të ketë tendencë përmirësimi.
Java e re fillon me mot të ndikuar nga masat ajrore kryesisht stabile anticiklonike, ndërsa temperaturat rriten gradualisht për të mbetur konstante disa ditë dhe pa ndonjë ndryshim. Mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta e ditët kryesisht stabile e me diell, por do të ketë edhe vranësira të shpeshta në rajone të caktuara/MeteoBallkan















