• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Si i parashikojnë kafshët tërmetet?

19/02/2019 | 12:07
Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

29/10/2025 | 11:34
Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka

Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka

29/10/2025 | 11:03
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

29/10/2025 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Njoftimi më i ri i KEDS, e mërkurë!

28/10/2025 | 22:59

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.10.2025.) e Mërkurë

28/10/2025 | 22:52
Pamje Live, uragani Melissa zbret në Xhamajka

Pamje Live, uragani Melissa zbret në Xhamajka

28/10/2025 | 20:54
Një nga uraganet më të fuqishme të vitit po shkon drejt Xhamajkes, publikohen pamje

Një nga uraganet më të fuqishme të vitit po shkon drejt Xhamajkes, publikohen pamje

28/10/2025 | 11:28
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

28/10/2025 | 06:48
Moti javor, çfarë pritet pas frontit të ftohtë?!

Moti javor, çfarë pritet pas frontit të ftohtë?!

28/10/2025 | 00:04
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të Martën! 28 tetor!

27/10/2025 | 22:43
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.03.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.10.2025.) E Martë

27/10/2025 | 22:31
Fronti i ri sjellë reshje të reja shi dhe borë!

Fronti i ri sjellë reshje të reja shi dhe borë!

27/10/2025 | 17:00
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Si i parashikojnë kafshët tërmetet?

19/02/2019 | 12:07
526
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje
Kafshët mund të ndjejnë ndryshimet kimike në ujerat nëntokësore që ndodhin përpara se të ketë një termet. Kjo sipas shkencëtarëve mund të jetë shkaku i sjelljes së çuditshme të kafshëve të lidhura me tërmetet. Kërkuesit kanë filluar të hetojnë këto efekte kimike pasi kanë parë një koloni me zhaba që largoheshin nga pellgu i tyre në L’Aquila në Itali, në vitin 2009, ditë përpara një tërmeti. Ato sugjerojnë që sjellja e kafshëve mund të integrohet në parashikimin e tërmeteve. Zbulimet e ekipit janë publikuar në International Journal of Environmental Research and Public Health. Në këtë studim, ato përshkruajnë një mekanizëm ku gurët e tensionuar në koren e Tokës lëshojnë thërrmija të ngarkuara që ndërveprojnë me ujin nëntokë. Kafshët që jetojnë pranë ujërave nëntokë janë shumë të ndjeshme ndaj kimisë së tij, kështu që ato mund të ndjejnë diçka kohë përpara se gurët të ‘rrëshqasin’ dhe të shkaktojnë tërmetin.
Ekipi, i drejtuar nga Friedermann Freund nga NASA dhe Rachel Grant nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar, shpresojnë që hipoteza e tyre do të frymëzojë biologët dhe gjeologët që të punojnë së bashku, për të gjetur ekzaktësisht se si kafshët mund të na ndihmojnë që të njohim disa prej shenjave që na shpëtojnë të një tërmeti kërcënues. Zhabat e L’Aquila nuk janë shembulli i parë i sjelljes së çuditshme të kafshëve përpara një ngjarje sizmike. Ka patur raportime gjatë gjithë historisë për zvarranikë, amfibe dhe peshq që sillen në mënyrë të çuditshme përpara se të bjerë një tërmet. Në vitin 1975, në Haicheng, në Kinë, për shembull, shumë njerëz dalluan gjarpërinj që dilnin nga strofkat e tyre një muaj përpara se qyteti të goditej nga një tërmet i madh.
Kjo ishte veçanërisht e çuditshme, pasi ndodhi gjatë dimrit. Gjarpërinjtë ishin në mes të gjumit të tyre letargjik, dhe me temperatura shumë të ulëta, kështu që dalja jashtë strofkave të tyre ishte një vetëvrasje për zvarranikët me gjak të ftohtë. Por secili i rasteve – zvarranikët që zgjohen në mes të dimrit, amfibët që largohen apo peshq të thellësive që dalin në sipërfaqe – ka qenë nga një anekdotë më vete. Dhe tërmetet e mëdha janë aq të rralla sa ngjarjet që i rrethojnë janë pothuajse të pamundura që të studiohen në detaje.
Dhe pikërisht këtu ndryshon rasti i zhabave të L’Aquila. Grant, një biologe nga Open University, ishte duke monitoruar koloninë e zhabave si pjesë e projektit të saj PhD. “Ishte shumë dramatike,” – kujton ajo. “Shkoi nga 96 zhaba në pothuajse zero në vetëm 3 ditë.” Ajo i publikoi gjetjet e saj në Journal of Zoology. “Me pas më kontaktoi NASA.” – tha ajo për BBC Nature. Shkencëtarët kanë studiuar ndryshimet kimike që ndodhin kur gurët janë nën stres ekstrem. Ata pyesnin veten nëse këto ndryshime ishin të lidhura me largimin në masë t zhabave. Testet e tyre laboratorike kanë treguar që jo vetëm që këto ndryshime mund të jenë të lidhura, por që korja e Tokës mund të ndërhyjë në mënyrë direkte në kiminë e pellgut ku jetonin zhabat. Gjeografi i NASA-s Friedmann Freund tregoi që, kur gurët ishin në nivele të larta stresi, përpara një tërmeti, ato lëshojnë thërrmija të ngarkuara.
Këto thërrmija të ngarkuara mund të kalojnë nëpër gurët rreth e përqark, dhe kur ato arrijnë në sipërfaqen e Tokës ato ndërveprojnë me ajrin – duke i kthyer molekulat e ajrit në thërrmija të ngarkuara. “Këto shkaktojnë dhimbje koke dhe përzierje tek njerëzit dhe shtojnë nivelin e serotinenines, një hormon stresi në gjakun e kafshëve.” – tha Dr. Freund. Ato mundet edhe të ndërveprojnë me ujin, duke e kthyer atë në peroksid hidrogjeni.
Ky zinxhir kimik ngjarjesh mund të ndërhyjë në materialin organik të tretur në ujin e pellgut, duke kthyer materialet organike të parrezikshme, në substanca që janë toksike për kafshët e ujit. Është një mekanizëm kompleks dhe shkencëtarët mendojnë që duhet të testohet thellë. “Kur mendon gjithë gjërat që po i ndodhin atyre gurëve, do të ishte e çuditshme nëse kafshët nuk do të prekeshin në një farë mënyre.” Freund tha që sjellja e kafshëve mund të jetë njëra prej ngjarjeve të lidhura që mund të parashikojnë një termet.

Related Posts

Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka
Lajme

Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka

29/10/2025 | 11:03
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

29/10/2025 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Njoftimi më i ri i KEDS, e mërkurë!

28/10/2025 | 22:59
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲