Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, por mbetet relativisht ngrohtë.
Temperaturat parashihet të lëvizin nga 6 minimalja deri në 20 gradë Celsius ajo maksimale.
Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë përsëri nga jugu dhe perëndimi.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e vranësira, por pa reshje atmosferike. Gjatë natës në Mal të Zi dhe pjesë të Shqipërisë do të fillojnë reshje shiu, lokalisht rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën na pret mot më shumë vranësira. Në Shqipëri priten reshje lokale shiu e mundësi për rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshje shiu parashihen në veriperëndim të Kosovë, kurse në viset tjera të Kosovës priten fare pak reshje shiu ose hiç fare.
Reshje lokale të dielën priten edhe në pjesë të Maqedonisë së Veriut e në Luginë të Preshevës, por kryesisht të pakta.
Java e re fillon me ulje të temperaturave dhe rrymime ajrore më të fuqishme nga veriu. Parashihen reshje të dobëta atmosferike./MeteoBallkan












