Reshjet e borës kanë përfshirë Bjeshkët e Rugovës, duke krijuar një peizazh dimëror në këtë zonë malore të Kosovës.
Bora ka zbardhur pjesë të bjeshkëve mbrëmjen e sontme.
Rugova, e njohur për bukuritë e saj natyrore dhe si një nga destinacionet turistike malore të Kosovës, merr një pamje të veçantë gjatë reshjeve të borës.
Gjatë së martës, reshje bore janë regjistruar edhe në Prevallë dhe në disa zona të tjera malore të Kosovës, ku ulja e temperaturave ka sjellë kushte tipike dimërore, ndonëse vendi ndodhet ende në stinën e vjeshtës.














