Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, relativisht i ftohtë dhe me mundësi për reshje të imëta shiu. Në viset e larta malore mund të ketë fjolla kryesisht të dobëta bore.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 4 minimalja deri në 14 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e vranësira lokale. Në Shqipëri më shumë pritet mot me diell, kurse në Maqedoninë Veriore priten vranësira e diell. Në Mal të Zi rreze diellore në jug e vranësira në veri, kurse në Luginë të Preshevës alternime mes vranësirash e intervaleve kohore me diell. Intervale me diell mund të ketë edhe në disa vise të Kosovës.
Vranësira të shumta priten edhe të enjten sidomos në Kosovë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, por vranësirat do të fillojnë të përfshijnë edhe Shqipërinë, megjithatë nuk priten reshje atmosferike ose edhe nëse ndodhin ato do të jenë të dobëta.
Të Premten përpos vranësirave, vende-vende do të fillojnë reshje shiu sidomos në jug të Shqipërisë, por lokallisht në të gjitha viset.
Sipas parashikimeve më të fundit gjatë fundjavës kemi një sinjal shumë të fortë, (por ende jo krejtësisht të sigurt) se do të kemi intensifikim gradual të reshjeve atmosferike; shi në ultësira e borë në viset kodrinore-malore./MeteoBalkan















