Pas kalimit të ciklonit të fuqishëm që solli reshjet atmosferike në gati të gjitha viset tona tani presioni atmosferik po rritet dhe kjo nënkupton se radhën e ka dominimi anticiklonik në atmosferën në trojet tona. Me anticiklon kryesisht nënkuptojmë mot më stabil dhe më të qetë.
Në Shqipëri ka filluar kthjellimi i motit dhe përmirësimi substancial, por në Kosovë dhe disa vise tjera kontinentale ende ka ndikim cikloni në ikje e sipër dhe vranësirat ende janë të dendura edhe pse pa reshje atmosferike.
Masa ajrore e thatë anticiklonike do të vazhdojë të fuqizohet dhe moti të përmirësohet në të gjitha viset. Kosova edhe të enjten do të ketë vranësira, por do të ketë gjasa edhe për intervale kohore me diell. Shumë më shumë diell do të ketë në Shqipëri.
Nga dita e Premte anticikloni do të jetë dominues në të gjitha viset dhe pritet kthjellim i motit. Njëkohësisht temperaturat do të fillojnë të ngriten edhe në viset tjera kontinentale të rajonit. Vlerat minimale do të zbresin në “minuse” kryesisht të lehta për shkak kthjellimit të motit dhe në disa rajone do të krijohet mjegulla e cila do të jetë e pranishme orëve të mëngjesit.
Rrymimet ajrore nga veriu do të zëvendësohen nga rrymime ajrore nga jugu dhe me afrimin e fundjavë këto rryma ajrore që do të jenë më të ngrohta do të fuqizohen nga dita në ditë.
Kthjellimi i motit që ka përfshirë pjesë të Shqipërisë deri të Premten do të përfshijë edhe Kosovës kur priten periudha me diell.
Fundjava do të karakterizohet me mot kryesisht me diell e orëve të mëngjesit do të ketë ngrica lokale dhe mjegull. Megjithatë, të dielën lokalisht parashihet të ketë shtim të vranësirave, dobësim anticiklonik e në Shqipëri mund të ketë edhe ndonjë rrebesh apo rigë shiu. Ndonjë rigë shiu mund të ketë edhe në Kosovë të dielën vonë.
Pra, pas ciklonit vjen anticikloni me mot kryesisht të thatë e me rritje graduale të temperaturave, por reshje të reja mund të kemi në fillim të javës së re./MeteoBallkan
















