Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të vranët dhe kryesisht të thatë, por nuk përjashtohen reshje krejtësisht të dobëta lokale.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 minimalja deri në 12 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri do të ketë më shumë periudha me diell dhe me temperatura pranverore në viset mesdhetare të vendit.
Vranësira e periudha me diell nesër priten në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.
Të Premten në të gjitha viset do të kemi periudha me diell, por edhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë më i ftohtë, por edhe dita në Kosovë jo aq e ngrohtë edhe pse do të kemi kthjellime.
Fundjava na vjen me periudha me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Temperaturat në rritje të lehta, kurse mëngjeset do të jenë me acar kryesisht të lehtë. Të dielën mundësi për riga lokale shiu në viset bregdetare të Shqipërisë./MeteoBallkan
















