Pas ikjes përfundimtare të ciklonit të fuqishëm Melita masa të reja ciklonike do të depërtojnë në Gadishullin Ballkanik posaqërisht në ato rajone ku ka pasur vërshime dramatike. Është fjala për Kroacinë dhe Bosnën dhe Hercegovinen ku qëndra ciklonike të hënën që po vjen do të kalojë pikërisht mbi këtë rajon.
Pra kemi të bëjmë me një ciklon të ri i cili do të sjellë reshje të dendura shiu si dhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky ciklon do të ndikojë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me reshje shiu, vende-vende edhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë sidomos në Shqipërinë veriperëndimore dhe veriore.Sipas ecurive aktuale sinoptike reshjet në Kosovë nuk do të paraqesin ndonjë rrezik sepse do të jenë shumë më të pakta krahasuar me Kroacinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën./Meteoballkan