Moti i ftohtë dhe jostabil po mban sot në shumicen e territoreve të rajonit tonë. Temperaturat janë mjaft të ulëta vjeshtore duke pasur parasysh periudhën kohore në të cilën gjendemi. Vende-vende ka edhe riga lokale shiu, ndërsa në disa rajone në Shqipëri dhe Maqedoni ka edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Mot jo stabil por pak më i nxehtë do të mbajë ditën e nesërme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Të shtunën dhe të dielen pritet të kemi ngritje të ndjeshme të temperaturave si dhe do të kemi edhe erëra mesatare, lokalisht të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi.
Të hënën pritet destabilizim e i motit dhe reshje lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Veteëm jugu i Shqipërisë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut mund të mbesin pa reshje.