Gjatë pasdites së sotme dhe në këto çaste në shumë pjesë të Kosovës ka rrebeshe shiu. Rrebeshet janë të karakterit lokal dhe nuk kapin tërë hapësirat gjeografike.
Në adresën tonë kanë ardhur shumë fotografi dhe video nga lexuesit tanë të nderuar. Atmosfera është destabilizuar në shumë rajone por duhet ta dimë se ka shumë rajone që nuk ka ra asnjë pikë shiu. Mot me rrebeshe të izoluara shiu do të vazhdojë të mbajë edhe orëve të ardhshme.
Në disa rajone të caktuara pati edhe rrebeshe të fuqishme dukë përfshirë edhe copëza breshëri.
Nesër pritet të kemi mot më të këndshëm dhe më stabil, megjithatë pasdite në disa rajone mund të ketë riga apo ndonjë rrebesh të izoluar shiu./Meteoballkan