Nesër në Kosovë do të fillojë përmirësimi i motit. Do të kemi intervale të gjata kohore me diell, kurse pasdite përsëri do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në veri dhe rrethinë si dhe disa pjesë të qendrës së vendit. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rrebeshi të izoluar shiu edhe në viset tjera. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat do të shënojnë ngritje solide.
Të premtën në tërë rajonin do të kemi mot kryesisht me diell, me ndonjë vranësirë të rrallë si dhe me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave.
Ngritja e temperaturave do të vazhdojë edhe në fundjavë, posaqërisht të shtunën kur pritet ditë e vërtetë verore me temperatura rreth 30 gradë celsius. Nëpër disa vise kryesisht kodrinore-malore pasditeve vonë mund të ketë gjasa të pakta për zhvillim të ndonjë vranësire e cila eventualisht mund të sjellë ndonjë rrebesh të izoluar shiu./Meteoballkan